Vinicius jr dhe e ardhmja e tij te Madrid mbetet një temë e hapur. Sipas SPORT, fakt është që palët janë afruar sërish pas largimit të Xabi Alonos, raporti mes tyre është përmirësuar ndjeshëm, por sërish negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë arritur në një fazë finale.
Braziliani ka një kontratë të vlefshme deri në 2027, ndërsa drejtuesit e Real Madrid janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin të paktën edhe për tre vite të tjera. Gjithnjë sipas SPORT, paga e tij do të qëndrojë e njëjtë, por bonuset e përfshira do të përmirësohen ndjeshëm.
Topi prej kohësh është në fushën e Vinicius, i mbetet atij të vendos nëse do të qëndrojë në Madrid apo do të pranojë ofertat e çmendura që vijnë nga Arabia Saudite.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








