Deklarata e Ergis Mersinit se ishte larguar nga Luftëtari me një telefonatë, ka shkaktuar mjaft habi. Ish-kapiteni shpërtheu në kritika ndaj klubit gjirokastrit, të cilat me sa dukej nuk priteshin te Luftëtari. Batutës “suksese në jetë” të futbollistit, i ka dhënë përgjigje shefi i klubit të Luftëtarit, Gentjan Nora.
“Nuk më besohet që ka folur kështu dhe nëse e ka bërë, besoj nga emocionet. Dua të replikoj diçka të vogël. Mersini është një lojtar i shkëlqyer dhe mbi të gjitha djalë i shkëlqyer, e njohim të gjithë në Gjirokastër.
Por të gjithë gjirokastritët, që nga kapitenët, deri tek fëmijët, e dinë edhe që Luftëtari është një nga klubet me më shumë emër në Shqipëri dhe është më lart se Flamurtari në renditje.
Për sa i përket shakasë për sukseset, e falënderojmë dhe i themi ‘Baftjar, gëzuar fitoren vëlla!’”, ishte kundërpërgjigja që vinte mbrojtësit nga klubi ku deri pak javë më parë mbante shiritin e kapitenit./panorama