• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimi nga qeveria, reagon Ornela Çuçi: Falënderoj Ramën që më shquajti nga bota akademike

09/08/2022
Largimi nga qeveria, reagon Ornela Çuçi: Falënderoj Ramën që më shquajti nga bota akademike

Nga Ornela Çuçi 

Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë cilive dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin.

Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim! Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t’i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional.

Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës. Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kotribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon.

Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë. Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik.

I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë!
Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al