PSG drejt titullit kampion në Ligue 1. Skuadra nga Parisi fitoi ndaj rivalit historik Marseille me shifrat 2-1, që tashmë renditet 15 pikë larg. Parizienëve do t’u duhen edhe katër pikë që të sigurojnë matematikisht titullin, edhe pse mund t’u mjaftojë edhe vetëm 1 fitore, për shkak se në fund llogaritet diferenca e golave.
PSG do të kalonte në avantazh në minutë ne 12′. Megjithatë në të 30-tën Caleta-Car vendosi ekuilibrin pas një daljeje të gabuar të Donnarummas.
PSG ishte dukshëm më superior dhe në të 41-tën VAR i ndërpreu festën Messit, por në kohën shtesë të fraksionit të parë gjyqtari akordoi një 11-metërsh, pas konfirmimit nga teknologjia, e nga pika e bardhë e penalltisë Mbappe u tregua i saktë, duke kaluar sërish në avantazh PSG.









