Thashethemet për të ardhmen e Robert Lewandowskit janë shtuar shumë së fundmi. Për këtë temë ka folur vetë sulmuesi katalanas i Barcelonës, duke lënë të kuptohet se akoma nuk është vendosur asgjë.
“Definitivisht, nuk është ende koha për të marrë vendime. Nuk kam asnjë ide se çfarë do të ndodhë me Ligën e Kampionëve. Fitorja është ende shumë larg dhe nuk ka kuptim të mendojmë se çfarë ndodh më pas.
Ta përmbyll karrierën time në nivel klubesh me një fitore të dytë në Ligën e Kampionëve me një klub të dytë do të ishte fantastike”.
“Nëse dikush do të më kishte thënë se do të shënoja kaq shumë gola dhe do të fitoja kaq shumë trofe, do ta kisha pranuar pa hezitim”.








