• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lefter Maliqi thirrje mediave për Ramën: Censurojeni Kryemafiozin që vazhdon të aktrojë me lot krokodili, pa asnjë shqisë humane

27/11/2020
Lefter Maliqi nuk e ka vendosur ende me kë do kandidojë, por paralajmëron Ramën: Mos guxo të na pengosh fitoren

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, deputeti Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër kyreministrin Rama.

Maliqi kujton fjalimin e mbajtur një vit më parë në Kuvend dhe kërkon të censurohet kreu i qeverisë.
Postimi i plote i Maliqit:

Nje vit më pas… Banorët e prekur nga tërmeti janë akoma në çadra… në dimrin e dytë…por të fundit!

Censurojeni Kryemafiozin që vazhdon të aktrojë me lot krokodili, pa asnjë shqisë humane

Të dashur shqiptarë!

Sot është një ditë e trishtë për të gjithë, një ditë që na kujton fatkeqësinë, për të cilën Shqipëria nuk e ka hequr ende zinë.

Një vit më parë, shumë prej familjeve u përgjysmuan, humbën të dashurit e tyre, të afërmit, miqtë, dhe shqiptarët humbën shqiptarët.

Një vit më parë, në ditët e para pas fatkeqësisë dhe tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit, unë mbajta një fjalë në Parlament; si politikan për ti kërkuar llogari Qeverisë, dhe si njeri e shqiptar si ju, duke mos mundur ta mbaj fjalimin pa lot e nerv që shkaktoi ajo fatkeqësi.

Por, sot, një vit më pas, FATKEQËSISHT, unë po ripostoj të njëjtin fjalim, duke mos pasur nevojë të flas sërish sot, pasi ato që kam thënë në foltoren e Parlamentit janë të njëjtat që do të thoja edhe sot.

E dini pse?

Sepse, FATKEQËSISHT, sot, një vit më pas, kjo qeveri ç’njerëzore nuk ka bërë asgjë dhe ata banorë të prekur nga ajo fatkeqësi, janë akoma në qiell të hapur, pa shtëpi, nëpër çadra, dhe ky është dimri i dytë që kalojnë në kushte të mjerueshme.

Pa shtëpinë që iu premtoi ky Kryemafioz, që paratë e shtetit, buxhetit, ndihmat e partnerëve tanë në Bruksel, që u ofruan nga e gjithë bota, një ZOT e di ku kanë përfunduar, vetëm te destinacioni në të cilin ishin nisur, nuk kanë shkuar.

Ky Kryemafioz pa asnjë shqisë humanizmi ka bërë përditë propagandë me vemjet e tij që e rrethojnë, duke premtuar një vit me radhë për ato të shkreta shtëpi, që nuk u bënë kurrë, dhe FATKEQËSISHT, as ka për ti bërë kurrë.

Më vjen pështirë ta shoh në ekrane këtë Kryemafioz, sot, një vit më pas, duke aktruar po njësoj, me lot krokodili, pa pikën e turpit dhe humanizmit, shtetarit jo e jo, duke premtuar sërish të njëjtat gjëra, edhe pse ka kaluar një vit… Boll më me mashtrime ordinere, ç’njerëzore, aktrime, propaganda. Shporrja e këtij Kryemafiozi nuk është më vetëm çështje politike…

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al