Një tërmet i fortë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.
Rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht- Bilisht-Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.
Magnituda e regjistruar ishte 4.1, me thellësi 5-15 kilometër.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme.









