• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letër publike për Noizyn: Këngët e tua janë kancer muzikor

06/08/2022
Letër publike për Noizyn: Këngët e tua janë kancer muzikor

Nga Brizida Gjikondi

I dashur Noizi! Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos. Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..

Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e disa këngëtarve shqiptarë.
Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etjPor tani.. Ah tani një tmerr i vërtetë.. Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj…Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.

Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur deri dhe veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.

Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo. Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)

Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa… Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme..

Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde. Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat..

Platoni.. thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ? Ah tani…

Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.

Benzi I ri

Noizy

Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t’reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
Ti s’e dine me siguri, siguri, siguri
No – as s’du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare per benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatine
Ik se po vjen zhurma
Po se dine se ku karin do hinë

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al