Kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe i kanë dërguar regjisores Vera Grabocka një letër publike, pasi u është refuzuar pjesmarrja në Festivalin e Këngës.
Këtë vit, Grabocka do të jetë regjisore e festivalit, ndërsa Zhani Çiko pjesë e jurisë për përzgjedhjen e këngëve pjesëmarrëse. Diana Ziu shprehet në letër se ka zbuluar nga kolegët e Vera Grabockës se janë dy persona që lakohen se do të jenë fitueset e këtij festivali, njëri prej tyre është këngëtarja Elvana Gjata.
Ndërsa për Zhani Cikon deklaron se është një violinist i dështuar që për shumë vite ka prishur shumë punë te njerëzit që aq shumë e duan këngën.
Diana nuk harron t’i përmend atyre të shkuarën në kohën e diktaturës, dhe sesi pa meritë qendrojnë në pozicione të tilla të larta, dhe janë ende vendimmarrës për kompeticioneve të tilla muzikore.
Letra e plotë e artistëve Diana Ziu dhe Vangjel Toçe:
Shoqja Vera Grabocka!
Te uroj mbaresi ne projektin e ri në R.T.Sh. Te uroj mbi te gjitha fat, i cili nuk ta ka munguar ne asnje kohe, nese ky i yti do te quhej fat! Ju Vera mund te jeni e e njohur apo e famshme (sic perdoret sot) per punet qe dini t’i beni, sic vetem ti di ti besh! Por me ler te te them disa fjale te sinqerta per to pune qe edhe pse ne vendin tone jane te beshme, nuk do te DUHET t’i besh.
Keto qe une sot po shkruaj, jane fjale te sinqerta, fjale zemre te nje shpirti gruaje, nene dhe mbi te gjitha krijuese, ndaj dhe do te duhet te marresh pak kohe t’i lexosh keto rrjeshta. Jo vetem per hir te nje miqesie te vjeter, nese do e quanim keshtu, por edhe per hir te nje brezi qe paralelisht me punen tende, ka kotribuar per kete vend. Nese do te ishe aq zemer hapur, do me kushtoje pak kohe, mqs telefonin nuk ma ngre.
Eshte e rendesishme qe tek njeriu te kete nje zhvillim, nje ngritje ne shkalle vlerash njohese, etike, duke u shkeputur nga traditat individualiste, egoiste, por duke u perpjekur t’i gdhend ato, vlerat, ne ‘pelhuren e ndriteshme’ te shkences te se vertetes dhe asaj te kultures ne kohe… Ti ke dhene kontributin tend, por e verteta per mua eshte disi ndryshe ne kombinim me ty dhe me te tjere te ngjashem, qe guxojne pa ndroje te shkelin vlerat, shume here me banale, per te arritur qellime afatshkurter… Ti te pakten je me e rafinuar ne veprimet e tua… Nuk e di nese duhet te te falenderoj per kete.
Ndoshta ne te gjithe vuajme ne nje fare mase nga dobesia e fleksibilitetit ne menyren e reagimit te gjerave. Por keto te shkreta ndjenja nuk na lene rehat. Por kete kem stimual ne artistet, ndjesite dhe ndjenjat. Ne kete rast, balancimi eshte i nevojshem. Pres te me ndihmosh ti per kete lloj balancimi te kuptoje me mire se cfare ndodh me realitetin e nje artisti qe merre pjese ne nje konkurim per te disaten here. Qe thinjat ne koke i llogariten si faze deshtimi dhe mungese kohe per te qene ne treg nderkohe qe pertej keti vendi m*ti, thinjat ne koke jane vlere e nje kombi…
Atehere, ketu nis dhe biseda ime e vertete, si kompozitore
Shoqja Vera Grabocka (se keshtu te kam njohur), per cfare arsye dhe me cfare te drejte, ju vendosni veton tuaj per kenget qe konkurojne ne festivalin e RTSH-se? Po po, te kane dale fjalet, nga ata qe t’i i quan njerezit e tu. Me cte drejte morale dhe legjitime merresh me materialet muzikore qe paraqiten aty nga krijues, kompozitor te ndryshem dhe me pas firmat i vendosin formalisht te tjere njerez, ata qe jane caktuar ne letra?!!!
Per cfare arsye juria e perzgjedhur eshte ne numer individesh prej tre personash, numer i vogel ky sipas rregullores, per te percaktuar kenget fituese? Cfare eshte kjo mungese transparence, mungese thelbi i diskutimit kur nuk ka as minimalisht artist muzikolog apo tekst-shkrues, apo dhe me teper kompozitor me kellqe sic e quan dhe z. Pandi Laco ne nje prej mesazheve te tij ne fb, kur shkruan per ‘te miren’ e festivalit?!! Si ka mundesi qe kenga, festivali si nje event shume i rendesishem, publik dhe me te ardhura publike, dedikuar kenges Shqip, eshte ne duart e nje personi i cili nuk ka kompozuar dhe krijur ne veper ne jeten e tij.
Shume shume, eshte nje koncertist post nje violinisti te deshtuar. Behet fjale per z. Zhani Ciko, ose shoku Zhani Ciko, se edhe per te gjerat nuk kane ndryshuar ne kohe. Dhe sipas mendimit tim kjo pa aftesi e shokut zhani ciko eshte ne vendim marrje per kenget!!!????
Perse duhet zhani ciko te jete te perzgjedhja e kengeve, pasi shume kompozitore apo muzikanteve, apo per tiu dhene edhe sot ketij njeriu, si qemoti, te lere jashte artiste qe jane te suksesshem dhe mjaft te talentuar? Ende do i japim vend njerezve qe nuk jane ne vendin e duhur te bejne deme? Le te vazhdoje ne paqe ne zanatin e tij dhe ti gezohet thinjave te tij, por jo te marre pjese ne nje event qe nuk i takon. Pse, kaq e shteruar qenka kjo Shqiperi???
Mbase kemi krijuar njerez stampa si zhani ciko qe cuditerisht vendos per fatet e njerezve te afte, te talentuar kjo ben cudi!! Po kush eshte akoma Zhani Ciko ne R.T.Sh.?? Nje perkthyes ne festivalin e Sanremos, nje foles ne koncertet e Fund vitit qe jep R.t.sh. (kocerti tradicional i Vienes) nje drejtor apo violinist i deshtuar (sic e njohin brezi jone), pse patjeter duhet te jete kryesori, kopetenti per kengen???
Boll me!!!
Se per shume vite ka prishur shume pune tek njerzit qe aq shume e duan kengen, ju ka thyer zemren, me forcen e pushtetit jo me argumenta bindese, per te thene pse kompozitori te merrte pjese apo jo!! As nuk behej fjale qe te thuhej nga Zhani ciko pse kenga me elementet e saj, pranohej apo jo, se nuk e ben dot jo per gje.
Perse nuk behen te ditur emrat e kompozitoreve?? Perse emrat e kengetarevet shkruhen si primare per paraqitjet ne festival dhe absolutisht nuk thuhet dhe nuk publikohen kompozitori, tekst-shkruesi, apo orkestruesi? Si ka mundesi qe struktura e festivalit drejtohet vetem nga shoqja Vera Grabocka, dhe, te tjeret jane ‘kukulla’ dhe bejne cfare thote shoqja Vera??!!!
Perse nuk na thuhet qe ne fillim qe kjo kenge ben per vlerat qe ka…dhe kjo kenge nuk ben dhe nuk eshte e pranueshme, sigurisht duke e analizuar per ta shpjeguar, pasi juria per kete eshte, dhe per kete duhen kompozitore te zote…
Pra jane dy emra qe lakohen shoqja Vera Grabocka dhe shoku Zhani Ciko. Te tjeret nuk kane dijeni per azgje, keshtu thone o Vera. Gjeje tit e verteten se mua kete me thane koleget e ty qe punon koke me koke. Le te na thone te verteten, pasi fjalet qe era na i sjell ne vesh, mbase s’jane te verteta, por ne te kunderten, na i provoni para popullit bejini gjerat transparente sepse jemi ne taksapaguesit qe e duam te verteten, dhe na detyroheni si institucion.
Si eshte e mundur qe ne paguajme mijra lek per incizimin e kenges, dhe ne fund nuk marrim asnje pergjigje?? A eshte njerzore kjo? Eshte e udhes qe te sqarojne te na mbledhin ne qe nuk fitojme, dhe njerzisht te na thuhet gjithcka, por na trajtojne sikur kemi bere ‘krim’ dhe ne ndodhemi para faktit qe as telefonat nuk ti hapin, e theksoj, si Zhani Ciko ‘pronari’ dhe ‘mbarsi’ i kultures i r.t.sh. per muziken, por qe tani paguhet me honorar…
Nuk ka tjeter muzikant!? Por fundja edhe Zhani i do akoma ca para dhe ca lavdi! Mos u ngopshi, se vetem muzike nuk beni dot!! Mendjen e keni tek pushteti dhe leku. Etja per pushtet dhe para nuk ka kufije per ju…
Kalojme te pika tjeter. Mendimi im si kompozitore eshte se shpesh neper festivale degjoj kenge te te njejtit kompozitor por me emra te cuditshem!!! Se mos eshte vetem mendimi im, tashme eshte fakt! Dhe shpesh here, kenget te duken njesoj, por kjo don diskutim me vete… Per mua, ben problem sepse nuk ka vend dhe pjesmarrje ne festival per arsye nga me banalet… ( nje here tjeter do ta vertetoj)
Kthehemi serisht te konkursi: Kam pershtypjen qe kenget nuk jane degjuar, kam bindjen qe disa kompozitoret VIP nuk i Kane sjelle akoma kenget e mbaruara, kam mendimin qe emrat e kengetareve jane caktuar kush do fitoje dhe se kush do marri cmim. Thone qe eshte Elvana, por mos ma merrni per baze se thone pastaj ku e dinte Diana. Goje te linga ndoshta, ose ndoshta goje te verteta.
Kam degjuar dhe flitet shume per korrupsion, kam parasysh qe per te mbuluar pazaret qe bejne, therrasin nga bota jurine e huaj, per te cuar ‘ndershmerisht ‘ ne eurosong kengen fituese. Edhe pse lista ka dale kenget jane renditur me kohe… Sigurisht, une mendoj qe doren e ka vene Vera dhe miqte dhe servilat rreth saj… Mendoj qe jane klane mes miqsh… Dhe kjo ben skifo…
Ja pra, qe disa njerez te atij sistemi, i perkasin ne pushtet edhe ketij sistemi, jane ‘tape qe rrine mbi uje’ ne cdo sistem!! Ishte Vera Grabocka qe me hoqi kengen (titrat e kenges gjate transmentimit ne t.v.sh) vetem sepse tekstin e kishte bere Vagjel Toce dhe me tha shprehimisht tek shkallet e autobuzit te televizionit, ku une po i lutesha ta transmentonte, dhe Vera pa pike meshire, si di vetem ajo, tha: Te lutem Diana, nuk behet, pasi vangjo me biogrfine qe ka, ben problem.
Mundesisht shkruaj: muzika D. ziu teksti D. ziu. Jo, sigurisht qe jo! i thashe… Burrin te cilen nuk e shita asnjehere per gjera me te medha se kaq. Por pasi ika nga shkallet e autobuzit te televizionit, thashe me vete… Keshtu ngjiten shkallet e karjeres diana ziu… Po une e dashur Vera, nuk ia shita shpirtin diallit as atehere dhe aq me teper tani. Por dua te te them Vera, faleminderit per gjithcka qe ti na percjell, se fundja kemi c’mesojme edhe nga kjo, pasi edhe une po pershkruaj modelin me te keq te artistit ‘vip’ ne Shqiperi.
Vertet kemi vuajtur shume si familje dhe nuk eshte e lehte te te heqin nga profesioni, per shuume vite sic Vangjon e hoqen nga teatrti, dhe shpirtin ja coptuan, por edhe tani si duket koherat nuk kane ndryshuar, te persekutuar atehere, te persekutuar edhe tani. Njerezit qe drejtojne, nuk kane ndryshuar, faatkeqsisht.
Tani qe dhe ne mundohemi ndersherisht te vazhdojme te krijojme e te shkruajme muzike, sa do pak, por me frymezim, dhe me passion, tani nuk na hapni rruge ju te etur per para, jo per art, dhe ne perseri jemi ne diktature. Njerez qe udheheqin me forcen e parase, dhe te bejne mik vetem kur ti ke para, eshte tmerr.
Kur e mendoj Shoqja Vera, dhe ajo qe une mendoj eshte shuume e frikshme… Mjere ju!!!! Ah se harrova per ty Zhani Ciko, po te kisha shuuume para, do te ti dhuroja me shume shpirt pasi mundet te kesh mbetur keq… por e di qe nuk do ti marresh pasi ti nuk ben gjera te tilla, por une (gjithmone flas, sikur ti kasha) do ti dhuroja.
Mua me Vangjon me del pensioni dhe ka filluar te me teproje keshtu qe nuk do bente problem, por ce do nuk i kemi ato para ndoshta kjo eshte arsyeja pse une nuk jam pjesemarrese ne festival. Kete vit, pasi thane shifrat jane marramendese…. mendova qe vertet eshte veshtire, per pak caste kalova ne nje trishtim! E megjithate kjo per mua beri cudi!
Ndoshta jane fjale qe era gabimisht na i sjell ne vesh., por per te qendruar ne te njejtin ‘tonalitet’ te bisedes, dhe per te mos harruar, mendoj qe ty Zhani te uroj qe te marresh emrin e nje rruge ne Tirane ose te nje shkolle, pasi titujt i ke marre, me servilizma apo pa servilizma, ndoshta ke fat dhe s’merret me njeri me ty pas meje!
Suksese Vera!!
Fundja ju nuk do t’ju mbetet qejfi me keto qe thashe une se, me Dianen, pa Dianen, ju festivalin do ta beni, ah me fal, do ta mrekulloni, sepse jeni ‘mjeshter’ ne kete zanat. Keni miq, para (edhe tonat madje), pushtet, cmime dhe mbi te gjitha jeni Vipat e artit Shqiptar.
Une e revoltuar, si gjithemone, shikoj tim shoq, qe ka me pak kurajo por qe I perjeton njesoj gjerat, me lot ne sy me thote: Shume dhimbje kemi kaluar o Diana, NA U LODH KY SHPIRT!!! Epo, duhet me kalu edhe kete…
Me respekt Diana Ziu dhe Vangjel Toce ‘Pasioni kurre nuk vdes!!
Ate do e marrim me vete!’