• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Letra që duhet të lexojë prindi i çdo adoleshenti

01/02/2018
Letra që duhet të lexojë prindi i çdo adoleshenti

Çdo moshë dhe fazë e fëmijërisë shoqërohet edhe me vështirësi. Kjo është diçka që të gjithë mund të dimë e ta pranojmë. Janë më së shumti prindërit ata që kalojnë momentet më të vështira në të gjitha periudhat që kalojnë fëmijët; që nga netët pa gjumë kur ata janë bebe e deri në kujdesin gati të çmendur që ata u kushtojnë që kur hedhin hapat e parë. Pikërisht kur fëmijët janë të vegjël, prindërit me zor presin moshën e adoleshencës sepse vetëm atëherë mendojnë se fëmijët të paktën do të jetë të aftë vetë për shumë gjëra.

Duket si shpëtim apo jo?
Në fakt jo për të gjithë është kështu. As për mua. Do të dëshiroja shumë t’ju shkruaja se po e adhuroj këtë periudhën e adoleshencës së fëmijëve, por ju betohem që po e urrej.Nëse do të thosha që kalon pa sfida me veten dhe vështirësi për sa i përket komunikimit dhe vendosjes së besimit te fëmijët do t’ju gënjeja. Pra thuhet vazhdimisht se unë dhe shumë mama të tjera më në fund mund të bëjmë pak pushim gjatë kohës që fëmijët janë në adoleshencë sepse në këtë moshë ata nuk duan shumë monitorim nga ana jonë apo jo?

GABIM!
Nëse do të besoni kështu fillimisht, atëherë do të përballeni me diçka shumë të vështirë kur të jeni prindër të adoleshentëve. Do të keni dhembje koke gjithë kohës dhe nisur nga mosha 13-vjeçare e në vazhdim do të donit që adoleshenca e fëmijëve tuaj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo më së shumti sepse në këtë periudhë ata nuk janë aspak ashtu siç ju kishit menduar. Dhe e dini çfarë? Është shumë në rregull nëse nuk e pëlqeni këtë fazë të prindërimit, ashtu sikurse disa mama nuk pëlqejnë fazën e parë të prindërimit kur bebja sapo ka lindur. Është njësoj. Gjatë adoleshencës, disa mama gati çmenden nga natyra e fëmijëve të tyre dhe aq më tepër kur shohin se ata mund të kenë 5 personalitete dhe 150 ndryshime humori, ndërkohë që të tjera nuk e kanë këtë ndjesi. As unë, në fakt, nuk e kam. Personalisht, vitet e adoleshencës m’u përplasën në fytyrë dhe më ndodhi sikur u zgjova në një shtëpi të humbur ku nuk njihja askënd. Më dukej sikur pranë kisha vetëm burra të çuditshëm me zëra të trashë që do ta bënin Morgan Freeman mjaft xheloz. Nga ajo çka dëgjoj prej miqve që kanë për fëmijë vajza adoleshente kalohet e njëjta eksperiencë. Nga një vajzë e vogël e edukuar, që përpiqet me sa mundet të të ndihmojë, një ditë zgjohet 13 vjeçe dhe të jep rolin e shërbëtores së shtëpisë. E keni përjetuar edhe ju? Nuk jeni të vetme! Ne i ndiejmë këto vite të adoleshencës të na rëndojnë shumë mbi supe. Por ajo çka mund të them është se sado të mundoheni të bëni më të mirën, nuk do të arrini asnjëherë të jeni prindër perfekt adoleshentësh dhe kjo jo për fajin tuaj.

Unë e kam kaluar njëherë këtë eksperiencë dhe jam momentalisht duke e kaluar sërish me fëmijën e dytë. Kam madje edhe një raund tjetër kur fëmija i tretë të bëhet adoleshent dhe e di që një pjesë të mirë të atyre viteve do ta urrej. Po, po, do e urrej edhe prindërimin dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Refuzoj të ndihem fajtore apo keq për faktin se nuk e përballoj dot që të zgjohem dhe të shkoj të ledhatoj e të puth pafund fëmijën tim tashmë adoleshent, me karakterin e një të panjohuri që i ka zaptuar ëmbëlsinë e dikurshme. Nuk ndihem keq as kur e shoh me inat kur nuk thotë një “faleminderit” për vaktin e radhës që i kam përgatitur apo i bërtas sepse për 2 javë më thotë vetëm 1 fjalë mbi jetën. Nëse është diçka që kam mësuar nga prindërimi i adoleshentëve është: mos merrni gjithçka personale! Fëmija juaj i adhurueshëm, që ju do pafund, është po aty, për këtë ju premtoj. Diku atje poshtë atyre gënjeshtrave që u duken të domosdoshme ka një dashuri të pamasë për ju.

Unë e provova këtë kur fëmija im i parë mbaroi universitetin. I njëjti fëmijë që thoshte: “Mami, nuk kam më nevojë për ty!” erdhi dhe më tha: “Mami, do të kaloja të gjitha vitet pranë teje edhe duke u zënë, duke u inatosur, mjafton që të jem me ty”. Vetëm në këtë moment kuptova që ai ishte tashmë burrë që e pranonte se mamaja i nevojitej gjithmonë. Dhe për këtë nuk mundem të gënjej, ky është shpagimi i të gjitha atyre viteve të tmerrshme të të qenit prind i një adoleshenti. Dhe më lejoni ta them, ishte ndjesia më e bukur në botë! kidstime. Autore: Melissa L. Fenton//Living

Related Posts

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026
Një kthesë në historinë e Amerikës/ Studimi trondit arkeologjinë, Monte Verde mund të jetë mijëra vite më i ri se sa mendohej
Lifestyle

Një kthesë në historinë e Amerikës/ Studimi trondit arkeologjinë, Monte Verde mund të jetë mijëra vite më i ri se sa mendohej

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

09/04/2026
“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

“Do të vuajmë në Anfield”, Enrique nuk feston. Slot: Ishim me fat që u mbyll 2-0

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al