Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimet në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit. Mes ndryshimeve është edhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
“Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër. Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.©argjiroja.net









