Pas emërimit të Dasho Qelit në krye të OSHEE, vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të tjerë të institucioneve në Gjirokastër. Së fundi është zyrtarizuar një emër tjetër në krye të Drjetorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare. Ai është Njazi Çobani, i cili zëvendëson Vaso Polon.
Me profesion arkitet dhe i njohur për lidhjet pranë Partisë Demokratike, Çobani është komanduar në këtë pozicion për një afat të pacaktuar. Pritet që ai të marrë detyrën e re në fillim të javës. Vite më parë Cobani ka punuar në Bashkinë Gjirokastër në kohën e Ylli Asllanit e Murat Kacit.
Më pas emri i tij është përfolur disa herë si kandidat i mundshëm nga PD-ja për ish-Komunën Qendër apo edhe për Bashkinë Libohovë. DRKK Gjirokastër pritet të ketë një rol kyç vitin e ardhshëm për shkak të Festivalit Folklorik Kombëtar.
©argjiroja.net