• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lëviznin me monopatinë, gjobiten 5 turistë gjermanë në Vlorë

02/06/2024
Lëviznin me monopatinë, gjobiten 5 turistë gjermanë në Vlorë

Pesë persona janë gjobitur ditën e sotme në Vlorë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia sqaron se 5 personat janë me origjinë nga Gjermania dhe janë konstatuar sot në rrugën “Murat Tërbaç”, në “Lungomare”, duke qarkulluar me mjete elektrike “Monopatinë” në korsinë e dedikuar për qarkullimin e biçikletave, duke kryer shkelje të kodit rrugor. Sipas policisë pas gjobitjes ata kanë bërë pagesën tek punonjësit e policisë dhe më pas i janë kthyer mjetet e tyre te identifikimit.

Njoftimi i Policisë:

Punonjësit e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, ditën e sotme, në rrugën “Murat Tërbaç”, në “Lungomare”, kanë konstatuar 5 shtetas të cilët qarkullonin me mjete elektrike “Monopatinë” në korsinë e dedikuar për qarkullimin e biçikletave, duke kryer shkelje të kodit rrugor, konkretisht shkelje e parashikuar nga neni 144/2 i Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Këta 5 shtetas kanë rezultuar të jenë shtetas të huaj. Në këto kushte janë plotësuar procesverbalet e shkeljeve dhe janë kryer pagesat menjëherë tek punonjësi i Policisë, duke përfituar dhe uljen me 50% të masës administrative. Mandatet e arkëtimit, të paguara nga punonjësit e Policisë, janë bashkëngjitur me procesverbalet e shkeljeve.

Theksojmë se askujt prej këtyre shtetasve nuk i janë mbajtur mjetet e identifikimit. Ato janë kërkuar vetëm në momentin e konstatimit të shkeljes, me qëllim marrjen e gjeneraliteteve për plotësimin e masës administrative.

Policia e Vlorës falënderon mediat për përcjelljen e çdo ankese dhe mbetet e angazhuar për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të organizuar për lëvizjen e të gjithë qytetarëve, sidomos gjatë sezonit turistik. Ndërmarrja e masave administrative për drejtuesit e monopatinave që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kontribuon ndjeshëm në rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Qëllimi kryesor mbetet rritja e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al