• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lewandowski dhe Tuchel, futbollisti dhe trajneri i vitit në Gjermani

25/07/2021
Lewandowski dhe Tuchel, futbollisti dhe trajneri i vitit në Gjermani

Robert Lewandowski është shpallur “Futbollisti i Vitit i Gjermanisë” për sezonin e dytë radhazi, përpara Thomas Muller dhe Erling Haaland. Polaku e fitoi çmimin për herë të parë në sezonin 2019-2020, pasi inspiroi marshimin e Bayernit drejt tripletës. 32-vjeçari ishte në gjendje të mbante të njëjtat standarde të larta edhe në sezonin e fundit në “Allianz Arena”. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm siguroi që Bayerni të fitojë titullin e Bundesligës për vitin e nëntë radhazi. Gjithashtu, ai arriti të thyejë rekordin e Gerd Muller, duke shënuar 41 gola në një kampionat (karshi 40 golave të legjendës gjermane).
Lewandowski mori 315 vota përpara shokut të ekipit, në vendin e dytë, Muller; dhe 318 vota përpara “hajmalisë” së Borussia Dortmund, Haaland, për të fituar çmimin kryesor individual në Gjermani këtë vit. Polaku shprehu kënaqësinë e tij: “Unë e di se sa i madh është ky nder. Për mua është një arsye për shumë krenari dhe gëzim, sepse rrallë fitohet titulli i” Futbollistit të Vitit” dy herë me radhë në Gjermani”. Lewandowski shënoi 48 gola në 48 ndeshje, në të gjitha garat, për Bayern Munich gjatë sezonit të kaluar, duke përfshirë 41 gola në Bundesliga. “Sigurisht që jam i lumtur që shënova 41 gola në 29 ndeshje të Bundesligës. Ky numër golash më mbush me shumë krenari dhe sigurisht që është një paraqitje spektakolare në funksion të karrierës sime”, – shtoi sulmuesi 32-vjeçar.
Çmimi për trajnerin e vitit të Gjermanisë (2020-2021) u dha gjithashtu këtë fundjavë, me Thomas Tuchel triumfues para Hansi Flick dhe Edin Terzic. Ish-trajneri i Borussia Dortmund udhëhoqi blutë e Londrës drejt fitimit të Champions League, pasi zëvendësoi Frank Lampard në stolin e nxehtë të “Stamford Bridge në janar”. “E pranoj çmimin me shumë mirënjohje si një nder të madh për të gjithë ekipin, sepse e shoh veten si një lojtar ekipi”, – tha Tuchel pasi mori vlerësimin në gjermani. Ky çmim organizohet nga “Kicker”, me votat e gazetarëve sportivë gjermanë.

Related Posts

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria
Sport

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta
Sport

“Divorci” me Milanin, Conceicao zbulon: Ja e vërteta

22/12/2025
Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar
Sport

Ters për mbrojtësin e kombëtares, pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

22/12/2025
Broja rikthehet te goli, shkëlqejnë legjionarët
Sport

Broja rikthehet te goli, shkëlqejnë legjionarët

22/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

Gjendet pa shenja jete Shemi i grupit “Ilirët”

22/12/2025
FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

FIFA përditëson rënditjen, ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al