• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më

03/07/2025
Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më

Pas një pauze të gjatë nga muzika, Lewis Capaldi ka bërë një rikthim të ndjerë dhe të sinqertë në skenën muzikore, duke emocionuar publikun dhe fansat me rrëfimin e tij personal mbi betejat me shëndetin mendor dhe presionin e famës.

Këngëtari skocez, tashmë 28 vjeç, ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku flet për momentet e vështira që e detyruan të tërhiqej nga dritat e skenës dhe për emocionet që shoqëruan rikthimin e tij të shumëpritur, kulmuar me performancën në festivalin Glastonbury gjatë fundjavës së kaluar.

“Po ta përshkruaja me një fjalë si ndihem tani, do të thoja: spektakular”, tha Capaldi, me një ndjeshmëri që rrallë shfaqet publikisht nga artistët e këtij kalibri.

Në videon e ndarë me fansat, ai reflektoi për momentin e tij në Glastonbury në vitin 2023 , një arritje që për shumë do të ishte kulmi i karrierës, por që për të ishte shenjë alarmi.

“Kjo duhet të ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sime… por nuk ishte”, rrëfeu ai. “E kisha përmbushur ëndrrën time, por ndihesha sikur nuk isha aty. Kur e pashë videon më vonë, ndjeva vetëm trishtim”.

Capaldi pranoi se ndjeu nevojën për t’u larguar nga skena, jo për të nisur një rrugëtim vetë-zhvillimi, por thjesht sepse kishte arritur kufirin. “Nuk u shkëputa për të punuar me veten. U shkëputa sepse më duhej një pushim. Thjesht nuk po mundesha më”, tha ai hapur.

Në videon emocionale, ai përfshiu edhe pamje nga fëmijëria, një Capaldi i vogël me mikrofon në dorë, plot pasion për muzikën. Përshkrimi i videos ishte po aq prekës:

“Ka qenë çmenduri ta shikoj gjithë këtë rrugëtim mbrapa. Faleminderit që ende jeni këtu.”

Related Posts

“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!
Paparazzi

“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

17/03/2026
Kuizi për banorët e Big Brother, Sara Gjordeni: Mos gjykoni pa e provuar si eksperiencë në lëkurë
Paparazzi

Kuizi për banorët e Big Brother, Sara Gjordeni: Mos gjykoni pa e provuar si eksperiencë në lëkurë

17/03/2026
Miri i ashpër ndaj Malit: “Mos ma përmend më martesën, do të nxjerr të tuat personale”
Paparazzi

Miri i ashpër ndaj Malit: “Mos ma përmend më martesën, do të nxjerr të tuat personale”

17/03/2026
Mimikat tallëse ndaj Brikenës, reagon familja e Gimbos!
Paparazzi

Mimikat tallëse ndaj Brikenës, reagon familja e Gimbos!

17/03/2026
Rogerti do futej në ‘BBVA’ me plan për të ndihmuar Selin? Deklarata e Gretës trazon rrjetin
Paparazzi

Problemet që erdhën prej karrierës, Greta Kazazi: Babi s’më foli për dy muaj!

17/03/2026
Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!
Paparazzi

Labinot Rexha për lojën në “BBVK”: Herë pas here produksioni…

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’

Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’

17/03/2026
FOTO/ Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

FOTO/ Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al