Shtëpia e lindjes e heroit të popullit, Avni Rustemi, në Libohovë vazhdon të jetë e rrënuar prej vitesh. Në disa foto të publikuara së fundi në internet, shihet gjendja e rëndë e këtij objekti me statusin ‘monument’. Shpesh here është folur për restaurimin e saj, por deri më tani asgjë nuk është konkretizuar.
Mësohet se shtëpia ka gjithashtu edhe probleme pronësore mes pasardhësve të Avni Rustemit që kanë trashëguar këtë shtëpi.
Përvec mungesës së fondeve, restaurimi i saj është frenuar edhe për këtë arsye. Avni Rustemi kreu aktin heroik në Paris, duke ekzekutuar Esat Pashë Toptanin. Ai ka qenë deputet i Gjakovës në Kuvend dhe një nga politikanët kryesor të së majtës e cila i ka fillesat me Fan Nolin.
©argjiroja.net