• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ligji i ri/ Kush ikën ilegalisht me gomone, do t’i ndalohet hyrja përjetësisht në Britani

06/03/2023
Ligji i ri/ Kush ikën ilegalisht me gomone, do t’i ndalohet hyrja përjetësisht në Britani

Emigrantët të cilët kalojnë nëpërmjet Kanalit Anglez do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, do të ndalohen që të rikthehen në këtë shtet dhe nuk do të mund të aplikojnë për nënshtetësi britanike. Këto janë masa e parashikuara në projektligjin e ri të qeverisë britanike, që do të aplikohen për të gjithë ata që shkojnë drejt këtij vendi me varka të vogla.

Sipas asaj që shkruan BBC, detaje të reja pritet që të bëhen publike nga qeveria britanike gjatë ditës së martë. Kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili ndalimin e varkave e ka shndërruar në një prej prioriteteve kryesore të qeverisë së tij, duke folur për mediet vendase të dielën tha: “Të mos keni asnjë dyshim, nëse vini këtu në mënyrë të jashtëligjshme, nuk do të keni mundësi të qëndroni”.

Projektligji i ri parashikon që Zyra për Punët e Brendshme të jetë përgjegjëse për të dërguar drejt Ruandës apo një vendi të sigurt të tretë, këdo që mbërrin në Britani me varka të vogla, masë që do të merret sa më parë të jetë e mundur. Po ashtu këta persona do të ndalohen përfundimisht që të rikthehen në Britani.

Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtën që të kërkojë mbrojtje, sipas Konventës për Refugjatët të OKB-së dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por në projektligjin e ri për emigracionin e paligjshëm parashikohet një klauzolë, që pritet të aplikojë një masë të re të frenimit të kësaj të drejte. Megjithatë mbetet e paqartë, shkruan BBC, sesi parashikon qeveria që të kufizojë të drejtën për të kërkuar azil. E paqartë është edhe mënyra si do të aplikohet zotimi për të deportuar menjëherë azilkërkuesit.

Qeveria britanike prej kohësh është përpjekje që të frenojë numrin në rritje të azilkërkuesve që ndërmarrin rrugën e rrezikshme të kalimit nga Franca dhe Britani.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur vitin e shkuar, deri më tani në Ruandë nuk është dërguar asnjë emigrant dhe çdo plan për ta bërë një gjë të tillë ka mbetur momentalisht pezull. As me Bashkimin Evropian nuk ka asnjë marrëveshje për kthimin e tyre. Plani i Ruandës duhet ende vihet në zbatim. Ai është përballur me kundërshtime të ashpra nga disa grupe.

Megjithatë në Dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se plani nuk shkelte Konventën e OKB. Pavarësisht kësaj, çështja tashmë është dërguar në Apel, ndaj dhe plani vijon të jetë në udhëkryq.

Në 2022, 45,756 emigrantë kaluan Kanalin Anglez drejt Britanisë me varka të vogla, shifra më e lartë që prej 2018.

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës për Punët e Brendshme, me anë të së njëjtës metode, vetëm në muajt e parë të këtij viti kanë kaluar 2,953 emigrantë, nga shtete të ndryshme, mes të cilëve Shqipëria, Iraku, Afganistani e Siria.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

Ski/ Lara Colturi në podium, skiatorja shqiptare përfundon në vendin e 3-të në garën e slalomit

29/12/2025
Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

Sporti shqiptar dhe media në zi, ndahet nga jeta ish basketbollisti dhe gazetari i mirënjohur Enea Andrea

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al