Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë, Andi Lila, me anë të një letre i ka kërkuar kreut të FSHF-së Armando Duka që të ulet në bisedime në lidhje me kontratën kolektive.
Sipas Lilës ai e ka kërkuar disa herë këtë, por Duka ka refuzuar. Ish-futbollisti i Kombëtares përfiton nga rasti për të hequr edhe një paralele, edhe pse paradoksale. Lila, duke iu referuar letrës që Duka i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit Rama për katër kërkesat e Ligës, thotë se kreu i FSHF-së para se të kërkojë tek të tjerët, duhet që vetë fillimisht të ulet në bisedime.








