Edi Rama në fjalimin e parë ne sesionin e ri parlamentar të mandatit të tretë e ka nisur atë me fuqinë e grave e gruas. Në këtë prizëm kryeministri ka zgjedhur që të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila po ndjek fjalimin dhe seancën plenare nga llozha. E veshur me një këmishë të bardhë Linda Rama është kapur disa herë nga kamerat teksa dëgjon Edi Ramën. Sot në Kuvend kryeministri prezanton programin qeverisës të 4 viteve të ardhshme, të publikuar një ditë më parë.