• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lindita Rova zgjidhet në një tjetër post

04/10/2019
Zysha që kap gjithmonë momentin e duhur, si u ngjit Lindita Rova në krye të Këshillit të Qarkut Gjirokastër

Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Mbledhja u drejtua nga Kryetari Aldrin Dalipi.

Shoqata vlerësoi se institucioni i Këshillit të Qarkut ka rol të rëndësishëm në vlerësimin e dëmeve të banesave nga tërmeti i disa ditëve më parë. Në takim u falënderuan rajonet europiane që u solidarizuan me Shqipërinë pas tërmetit, ndërsa u theksua se Shoqata do intensifikojë kontaktet me qarqet dhe rajonet e Europës për ndihmë në mjete dhe pajisje për raste të emergjencave civile pasi shumë njësi të qeverisjes vendore i kanë të nevojshme.

Shoqata zgjodhi dhe nënkryetarët e saj për mandatin katërvjeçar, Eduard Ndreca, kryetar i Qarkut Lezhë, Ana Verushi, kryetare e Qarkut Korçë si dhe Lindita Rova, kryetare e Qarkut Gjirokastër.

U zhvillua gjithashtu edhe mbledhja e Këshillit Konsultativ, i cili bashkëdrejtohet nga Zëvendësministri i Brendshëm, Romina Kuko, përgjegjës për koordinimin e pushtetit vendor dhe si Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, Aldrin Dalipi.

Dalipi u shpreh se mbledhjet e Këshillit Konsultativ ka qenë e jane një instrument transparent në vendimmarrje, shumë europian në veprim dhe shumë gjithëpërfshirës e i hapur për të dëgjuar aktorë jashtë tryezës, me ide dhe propozime të ndryshme.

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko në fjalën e saj vlerësoi takimin dhe Këshillin Konsultativ për hapat e ndërmarrë si dhe vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore.

Këshilli Konsultativ miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme si ai për “Për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare të punonjësit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, në rast të dëmtimit te rëndë të pronës, për shkak të detyrës”; projektvendimin “Një ndryshim në vendimin nr. 350, datë. 19.04.2017, të Këshillit të Ministrave, Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të shërbimit te mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” si dhe projektvendimin “Për sigurimin e jetës së punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al