Mandatin e deputetit të Gjirokastrës të lënë nga Flamur Golemi për shkak të kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit do ta marrë Artemis Malo. Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dorëzuar në KQZ dokumentacionin e nevojshëm dhe pritet që mandati t’i kalojë në javën e ardhshme.
Malo ishte e pesta në listën e PS-së në zgjedhjet e vitit 2017. Asaj i lind e drejta për të marrë mandatin pasi kandidati paraardhës në listë, Laert Duraj, preferoi të mos e pranonte duke vijuar detyrën si drejtor i Postës Shqiptare.
Artemis Malo ishte gjithashtu një ndër tre propozimet e Asamblesë së PS-së në Gjirokastër për kandidate për kryebashkiake. Por në përfundim të këtij procesi Kryesia e PS-së, mes saj dhe Armand Hilajt, përzgjodhi kandidaturën e Flamur Golemit.
©argjiroja.net