• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lista e Gjirokastrës, njihuni me kandidaten e PS-së që kërkon të zgjidhet deputete në Përmet, qytetin e gjyshërve të saj

09/03/2021

Një prej emrave në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër është edhe Kjara Adhami. 27-vjeçarja është përfshirë në këtë listë përmes platformës “Deputeti që Duam” si shumë kandidatë të tjerë që iu përgjigjën thirrjes së PS-së. Por kush është Kjara Adhami dhe çfarë e lidh atë me qarkun Gjirokastër. Edhe pse vetë është e lindur dhe rritur në Tiranë, ajo vjen nga një familje e njohur në Përmet. Në aplikimin që ka bërë te platforma “Deputeti që Duam”, Adhami shprehet se zgjodhi të kandidojë në Përmet sepse ai është vendi i origjinës së saj, ku shkon shpesh ta vizitojë dhe dëshiron të kontribuojë për atë qytet qoftë dhe përmes angazhimit si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Përsa i përket arsimit dhe anës profesionale, Kjara Adhami është diplomuar për Informatikë Ekonomike në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, si dhe ka kryer një Master për Siguri Informacioni në po atë fakultet. Në përfunim të studimeve rreth 5 vite më parë nisi punë në Kryeministri te Departamenti i Jetësimit të Prioriteteve. Aktualisht punon po në të njëjtin institucion si analiste në Kabinet të Kryeministrit, ku mbulon ndjekjen dhe çuarjen përpara të çështjeve prioritare në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Një angazhim i rëndësishëm profesional i saj ishte përfshirja në grupin e punës për hartimin e raportit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Albania Post-Disaster Needs Assessment (PDNA), i cili u prezantua në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Kjara Adhami është gjithashtu pjesë e grupit për hartimin e planit të masave për qeverinë shqiptare lidhur me Shengenin Ballkanik. Më herët Adhami ka pasur edhe angazhime në shoqërinë civile për çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit. Përzgjedhja e saj bashkë me disa të rinj të tjerë mes rreth 1500 aplikantëve në platformën “Deputeti që duam” është një lajm i mirë edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht në pozicione jo të privilegjuara nëpër lista. Sidoqoftë fakti që në këto zgjedhje votohet edhe emri i kandidatit është një mundësi më shumë për të mbledhur vota dhe nxitur një konkurrencë të shëndetshme brenda vetë listës që kanë miratuar partitë.

©argjiroja.net 

Related Posts

Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)
Kryesore

Rrahën për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim 3 persona (Emrat)

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë
Kryesore

AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, gjobë 200 mijë lekë

04/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

04/04/2026
Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive
Kryesore

Kadastra, plehrat dhe paketa e maleve, porositë e Ramës për kryetarët e bashkive

04/04/2026
Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Kryesore

Tragjike në Itali/ Bie nga kati i tetë i pallatit, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blake Lively shpërthen: U detyrova të dal lakuriq në skenën e lindjes, ishte poshtërim

Blake Lively flet pas rrëzimit të shumicës së akuzave ndaj Justin Baldonit: Pavarësisht sa e dhimbshme është…

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al