• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lista e monumenteve në Gjirokastër, ministrja Kumbaro u përgjigjet akuzave

06/02/2017
Lista e monumenteve në Gjirokastër, ministrja Kumbaro u përgjigjet akuzave

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro teksa ishte sot në fshatin Labovë, ku inspektoi punimet për restaurimin e Kishës së Shën Marias, është pyetur nga gazetarët edhe raportimet e fundit në media se janë hequr nga lista e monumenteve të kulturës disa objekte në zonën muezeale të Gjirokastrës.

Kumbaro e i cilësoi të pavërteta lajme të tilla, ndërsa shpjegoi me detaje se çfarë është bërë konkretisht. Sipas saj ka vetëm një përditësim dhe saktësim të listës së monumenteve. Më poshtë reagimi i plotë i saj.

“Nuk ka asnjë heqje nga lista e monumenteve të kulturës, përkundrazi iventari fizik i gjithë objekteve që ndodhen brenda qendrës historike dhe që përmbahen në dosjen e UNESCO-s në vitin 2012 janë rishikuar për nga mënyra e mbajtjes së kartelave nga komisioni i UNESCO-s, i cili në nëntor të të 2012 la porosi që ky inventar të detajohet dhe për çdo objekt të ketë një vendim të ketë një vendim për shpallje “monument kulture”. Duke qenë se i ishte referuar vetëm një rregullore të vitit 73, i cili thoshte se çdo objekt që ndodhej brenda qendrës historike, nëse nuk është monument i kategorisë së parë është automatikisht monument i kategorisë së dytë. Por ligji e thotë në mënyrë shumë të qartë që shpallja monument kulture për kategorinë e parë apo të dytë bëhet me një vendim të posaçëm, me një kartelë të posaçme dhe me specifika të posaçme. Në punën që ka bërë Ministria e Kulturës, për Gjirokastrën është skanuar çdo objekt duke e përcaktuar shumë qartë shkallën e mbrojtjes për monumentet e kategorisë së shkallës së parë, për ato të shkallës së dytë. Nuk hiqet asnjë monument kulture, vetëm i kemi saktësuar, vetëm i kemi plotësuar një nga një”, tha Kumbaro.

Ministrja e Kulturës shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi./ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici
Lajme

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shën Valentini në Turqi “flet” shqip, dyshja kuqezi Muçi-Manaj të “dashuruar” me golin

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al