Kosova 0-0 Turqia
Kosova mat forcat me Turqinë në orën 20.45, në sfidën që vlen një biletë për në Botëror. Dardanët pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe pas suksesit në gjysmëfinale ndaj Sllovakisë, kërkojnë kualifikimin historik. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, teksa si trajneri Foda, ashtu edhe homologu Montella kanë ndarë mendjen për rreshtimet.Mungesë e rëndësishme, siç dihet te dardanët është ajo e Amir Rrahmanit. Te skuadra turke nuk ia del Demiral, për shkak dëmtimi.
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.
Minutë pas minute:
45- Nis pjesa e dytë!
45- Mbyllet fraksioni.
29- Traversa e Asllanit, goditje nga larg.
23- Asllani tenton të shërbejë për Muriqin nga krahët, i vëmendshëm portieri.
18- Turqit kanë pretendime për një ndërhyerje ndaj Celik. Asgjë nuk ka thotë arbitri.
14- Sërish ekipi i Montellas në ofensivë, largon mbrojtja dardane.
9- Turqia hidhet në sulm, provojnë Calha dhe Yildiz.
7- Minuta të qeta në “Fadil Vokrri”. Skuadrat studiojnë njëra-tjetrën.
1- Nis ndeshja.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







