Polonia-Shqipëria 1-1
E gjithë vëmendja është e spostuar në Varshavë, ku Shqipëria ka lënë takim me historinë. Kuqezinjtë luajnë ndaj Polonisë në orën 20.45 në gjysmëfinalen e play off të Botërorit, në një nga ndeshjet që mund të konsiderohet më të rëndësishmet për vendin tonë. Pak më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Jan Urban që kanë shuar dilemat për titullarët. Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët.
I kushtëzuar nga mungesat e Manaj dhe Daku, Sylvinho luan në sulm me Uzunin dhe Hoxhën, ndërsa pas tyre qëndron Shehu. Në mesfushë janë Bajrami, Laçi dhe Asllani. Mbrojtja përbëhet nga Mitaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Hysaj. Në portë i konfirmuar Strakosha.
Befason Sylvinho, i cili lë në stol Muçin dhe Mehmetin. Ndeshja luhet në PGE Narodowy stadium.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
Minutë pas minute:
63- Barazon Polonia me Lewandowskin.
62- E gjithë Polonia në sulm. Shtohet presioni.
54- Çfarë shansi Shqipëria, gabon nga fare pranë Bajrami.
45- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet pjesa e parë.
42- GOOOL Shqipëria, realizon Arbër Hoxha! Përfiton nga gafa…
37- Goditja e Laçit përfundon mbi portë.
26- Gjuajtje nga larg e Laçit, pret portieri! Minuta me ritëm të kënaqshëm.
17- Del nga fusha Ajeti i dëmtuar. Aktivizohet Ismajli.
14- Tenton Shqipëria. Bajrami shërben për Hoxhën, nuk konkretizohet si duhet aksioni!
7- Polonia mbetet në sulm. Tjetër rast, na shpëton Hysaj.
5- Provon Lewandowski, topi devijohet në goditje këndi. Dominojnë polakët në mbajtje topi.
2- Top i rrezikshëm i polakëve në zonën tonë. Largon Shehu.
1- Nis ndeshja.









