• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Llogaritë me votat e vitit 2015, PS humbet Bashkinë Gjirokastër në zgjedhjet e 30 qershorit

25/03/2019
Po vijnë zgjedhjet lokale, 5 kandidatët e mundshëm të PS-së për Gjirokastrën

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i bëri një sfidë të hapur opozitës, duke thënë se nëse do të arrinin të fitonin një bashki më tepër të socialistët në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda vjeshtës së këtij viti.

Por le të kthehemi te zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2015. Ndryshe nga katër vite më parë, LSI dhe PDIU, të cilat kanë një numër të konsiderueshëm votash, kanë kaluar në kampin blu.

Bazuar në votat e vitit 2015, Partia Socialiste do të humbiste Bashkinë e Tiranës. Kjo pasi PS me aleatët e vegjël do të kishin 124 mijë vota, nga 155 mijë vota që do të kishin partitë e opozitës, ku përfshihen tre partitë kryesore PD,LSI, PDIU si edhe aleatët më të vegjël.

Në të njëjtën mënyrë, në bazë të votave të vitit 2015, PS do të humbiste edhe bashkinë e Durrësit, të Elbasanit dhe të Fierit. Gjithashtu nuk do të arrinte të fitonte as në Lezhë, në Kukës, në Shkodër dhe në Gjirokastër, bashki që aktualisht drejtohen nga PD dhe LSI. Nga bashkitë e mëdha, PS do të arrinte të fitonte vetëm Korçën dhe Vlorën.

Përsa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në rand vendi, koalicioni opozitar i përbërë nga PD, LSI dhe PDIU ka 758 mijë vota, rreth gjashtë mijë vota më pak se Partia Socialiste e cila ka marrë 764 mijë vota.

Gjithsesi këto janë llogaritje matematikore bazuar në votat e zgjedhjeve të kaluara. Nga ana tjetër, si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha thonë sipas sondazheve të tyre, rezultojnë fitues në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Përtej llogarive, çështja që shtrohet është a do të kemi zgjedhje lokale më 30 qershor? Opozita duket e bindur në vendimin e saj për t’i bojkotuar dhe mazhoranca po aq e bindur që të marrë pjesë vetëm./Opinion.al

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al