• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Llojet e pagjumësisë – Cilat janë dhe si t’i dalloni

08/07/2021
Llojet e pagjumësisë – Cilat janë dhe si t’i dalloni

Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre. Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët. Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

Pagjumësia e Përgjithshme

Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe. Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.

Pagjumësia e Përshtatur

Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin. Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.

Pagjumësia e Nxitur

Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit. Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.

Pagjumësia Idiopatike

Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri. Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë. Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.

Pagjumësia Për Shkak Të Medikamenteve dhe Kafesë

Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit. Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.

Pagjumësia Për Shkak Të Një Problemi Mjekësor

Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi. Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.

Pagjumësia Paradoksale

Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë. Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë. Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.

Pagjumësia Psikofiziologjike

Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar. Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve. Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit. Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

Related Posts

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë
Lifestyle

Zbulim misterioz pranë Detit të Galilesë hedh dritë mbi pagëzimin e hershëm të krishterë

10/04/2026
Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë
Lifestyle

Ishte në librin e rekordeve Guinness, “Pohlsepia mazonensis” nuk është një oktapod! Si u mashtruan shkencëtarët për vite me radhë

08/04/2026
47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës
Lifestyle

47 vjeçarja Christina Koch, gruaja që kaloi 328 ditë në hapësirë tani pjesë e misionit Artemis II rreth Hënës

06/04/2026
Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”
Lifestyle

Zbulohen për herë të parë planet për Titanikun “e pafundosshëm”

01/04/2026
341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike
Lifestyle

341 metra e gjatë dhe mund të akomodojë 5,200 pasagjerë, Kina lançon anijen gjigante turistike

26/03/2026
Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze
Lifestyle

Pamjet virale/ Fole gjigante grerëzash zbulohet në New York, ekspozohet në muze

25/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të jenë temperaturat?

13/04/2026
Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

Parakaloi Eto’o, tani Muriqi sfidon edhe Mbappe, tifozët kërkojnë “Topin e Artë” për “Piratin” (VIDEO)

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al