Shqipëria e mbylli sot pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke shënuar fundin e një aventure historike që solli katër sportistë shqiptarë në pistën më prestigjioze të skive alpine.
Lara Colturi, ylli 19-vjeçar që mbante peshën e shpresave shqiptare për një medalje, e përfundoi garën e slalomit të sotëm jashtë zonës së podiumit. Pas një lëshimi të parë premtues ku u rendit e shtata me vetëm 1.26 sekonda diferencë nga liderja, skiatorja me origjinë italiane por që garon për Shqipërinë nuk arriti të përmirësonte pozicionin në lëshimin e dytë.
Sportistet e tjera kuqezi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, e mbyllën garën që në lëshimin e parë. Dauti braktisi pas një gabimi në sektorin e dytë të pistës, ndërsa Brunga u skualifikua nga komisarët e garës pavarësisht se arriti të vendoste kohën 57.58. Milano-Cortina 2026 do të mbetet në histori si Lojërat Olimpike Dimërore me pjesëmarrjen më të madhe shqiptare ndonjëherë. Për herë të parë, Shqipëria solli katër skiatorë në një edicion olimpik: Denni Xhepa, Lara Colturi, talentja 19-vjeçar që solli shpresat më të mëdha për një medalje historike, Semire Dauti dhe Lisa Brunga që plotësuan kuartetin shqiptar në pistën e Cortinës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








