Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI-së në qarkun Gjirokastër. Në Bashkinë Memaliaj nuk kanë ikur vetëm këshilltarë drejt PS-së, por së fundi janë edhe drejtues të njësive administrative. Kështu mësohet se janë larguar tek PS-ja, administratori i Buzit, administratori i Luftinjës dhe administratori i Krahësit. Ndoshta pritet që largime të tilla të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të vendit. Vala e largimit të këshilltarëve fillimisht nisi në Gjirokastër dhe më pas u përhap gati në të gjithë vendin.
©ArgjiroLajm.net