• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja: Çfarë e shqetëson Ramën pas arrestimit të Veliajt dhe pse po sulmon SPAK-un

14/02/2025
Lubonja: Çfarë e shqetëson Ramën pas arrestimit të Veliajt dhe pse po sulmon SPAK-un

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se mesazhet e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK kanë qenë të koduara. I ftuar në emisionin “Open” në News 24 ai tha se objekt i sulmeve kanë qenë “elementë armiq” brenda SPAK dhe se kryeminstri bëri thirrje që këta “elementë armiq” të likuidohen.

“Rama është po ai që ka qenë, projekti i tij është po ai. Ai ka synuar të kontrollojë drejtësinë dhe e ka bërë. Shkalla e këtij kontrolli mbetet relative, se dhe në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte shkalla njësoj. Nga qasja që tregoi Rama tani, e nxori qartazi projektin e tij. Projekti i tij ka qenë një drejtësi që e bëjmë ne dhe e garantojmë ne, pra drejtësia e partisë, drejtësia popullore quhej dikur.

Kjo drejtësi jep garanci që nuk preket kapoja e kësaj pune, që është vetë Rama. Por, njëkohësisht duhet të bëjë edhe atë fasadën që kapën dhe ca këtej ca andej…

Pse nxori kryet Rama? Po t’i dëgjoje fjalët, janë tipike të asaj kohe. Ai nuk sulmoi SPAK-un, por një gjyqtar dhe një prokuror dhe një dosje. Qasja e tij është sikur zbulohen elementë armiq brenda SPAK dhe bëri thirrje që këta elementë armiq të likuidohen.

Bëri një kërcënim dhe premtoi se pas zgjedhjeve do bëjmë drejtësinë e vërtetë dhe me standarde. Ky është procesi i kontrollit, u provua që SPAK është i pavarur apo nuk u provua. Është një kategori bardh e zi, ka shumë gjëra që nuk janë kaq të ndara. Këta i kanë bërë shërbime sa të duash, vëllain ia nxorën, për atë 5D-në s’e morën në hetim Veliajn, as për inceneratorët, këtë vetë e kanë lënë jashtë ndërkohë që brenda kanë prova sa të duash.

Veliajn e morën për gjëra personale, që nuk lidhen me sistemin. Ky u ndje i tronditur dhe pse Veliajn e kishte braktisur. Hipotezë më bindëse për mua është se ky e kishte lëshuar, e donte prapa zgjedhjeve e ta lëshonte fare, por për arsye se duhen hetuar, këta të SPAK vepruan më parë” – tha Lubonja.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al