• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja: Më erdhi turp nga pritja që iu bë Clinton. Rama e përdori (VIDEO)

04/07/2023
Lubonja: Më erdhi turp nga pritja që iu bë Clinton. Rama e përdori (VIDEO)

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar këtë pasdite në rubrikën Opinion në News24 me Ina Qirjon, vizitën e ish-presidentit Bill Clinton. Lubonja tha se këtë vizitë e pa me keqardhje dhe se “i erdhi turp”, teksa shihte se populli e priste sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë.

“U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushçov… kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shpëlahen trutë, një provincë e mjerë që nuk ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillary dhe Clinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se vizita e Clinton i ka shërbyer vetëm Edi Ramës dhe politikave të tij aktuale, lidhur me krizën që po ndodh në Kosovë.

“Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqëndruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja.

Mesazhet për Kosovën që Clinton dha, Lubonja tha se ky i fundit ju duk i keqinformuar dhe se minimalisht duhej që të kishte trajtuar të dyja palët e konfliktit, pra edhe Serbinë.

“E pash të keqinformuar Clinton, për të mos thënë të keqpërdorur me atë që po ndodh në Kosovë, dhe se kush janë shakatarët e asaj krize. Në këtë konflikt duhej trajtuar dy palët, por kur ke një kryeministër që në vend të mbajë një qëndrim afër Kosovës… ky ka hall ta përdorë duke shfrytëzuar këtë krizë në Kosovë, kur Kurti në thelbin e vet ka një qëndrim të drejtë që duhet mbështetur. U bë sikur erdhi Zoti dhe solli lirinë”, deklaroi ai.

“Nuhata nëpër të, duke parë dhe prezencën e Sorosit, të birit të tij… këta ndërruan rol dhe në vend t’i thonë vetes që kemi gabuar dhe më herët që kemi mbështetur dy lidera autokrat këtej dhe andej, në Shqipëri dhe Serbi, këta ia veshin tani Kurtit dhe e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Gjykoj se Kurti kërkon mbështetje nga shqiptarët tani”, tha më tej Lubonja.

Por, duke marrë parasysh situatën dhe konfliktin aktual në Kosovë, ku ka gabuar Kurti?

“Nëse ka një gabim, është ndoshta një lloj ndërgjegjësimi jo aq i madh se në Kosovë duhet ndërtuar një Kosvë me dinjitet dhe jo që i var shpresat te ndërkombëtarët. Problemin e krijuan srbët që sulmuan në atë mënyrë sa trembën ndërkombëtarët, dhe këta ndryshuan kartë’, tha ai.

Ndërkohë mungesën e liderëve të Kosovës në këtë ceremoni, Lubonja e konsideron si fyerje që iu bë këtij shteti.

“Po ja ishin ata Clinton-ët e vegjël përfaqësues… Ishte një fyerje për Kosovën në të gjitha drejtimet. Nuk e di nëse janë ftuar apo liderë të Kosovës, por duhej thënë. Dyshoj se nuk janë ftuar, sepse ka vendosur Rama se ky është që përcakton gjithçka”, tha Lubonja./News 24

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al