• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lubonja: Ne jemi një shtet pa brekë. Drejtuesit e KMSH, të tredhur nga Rama dhe Erdogani

10/10/2024
Lubonja: Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit!

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se mënyra se si flasin drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar tregon se janë të tredhur nga pushteti i Edi Ramës dhe Erdoganit. Ne studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se politika ka hyrë në autonominë e komuniteteve fetare.

“Duhet parë çfarë autonomie kanë këto komunitete, myslimanët apo katolikët, apo shteti po i përdor këto si leva për interesat e veta politike. Është më i fortë pushteti politik mbi këta. Mënyra si flet zotëria (Taulant Bici, nënkryetar i KMSH-së) tregon se është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit.

Kjo tregon se nuk ka autonomi një komunitet kaq i rëndësishëm. Ky është thelbi. Kjo tregon mungesën e autonomisë nën një regjim siç është ndërtuar ky. Po vendos Edi Rama dhe Erdogani për komunitetin mysliman shqiptar.

Çështja gylenist dhe erdoganist tregon se Komuniteti ynë është i dobët. Nuk është puna që janë këta diktatorë apo janë këta autoritarë, por tregon se sa i dobët është Komuniteti.

Një komunitet, që doli nga komunizmi dhe që ishte i paformuar, por gjithsesi me gjithë këto kulla milionëshe, kjo xhamia ka kushtuar 40 milionë euro mesa di unë. Si ka mundësi që ky komunitet nuk gjen dot me gjithë këto besimtarë fondin për ta ndërtuar vetë këtë xhami.

Kemi një president që sot shkoi i kërkoi zyra Erdos. A është shtet ky? Ky është thelbi i bisedës. A jemi në një shtet që ka dinjitet, ku kanë dinjitet njerëzit e vendit të tij dhe kanë liderë që punojnë për ta apo jemi në një vasalitet, madje multivasalitet.

Nuk është vasalitet vetëm nga erdogani sepse kemi edhe këtej nga amerikanët, këtej nga italianët… një shtet pa brekë. Unë them se kjo është çështja. Çfarë shteti kemi dhe çfarë komunitetesh fetare kemi.

Kemi premtuar që do të ndërtojmë demokraci, por nuk kemi autonomi gjëkundi. Dalin aty dy politikanë që nuk duhet të ishin fare pasi kjo xhami duhet të ishte ndërtuar nga shqiptarët”, – tha Lubonja.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Kam bo gabim!

Pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Kam bo gabim!

19/03/2026
Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al