• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftë spiunësh, kush e solli koronavirusin?!

01/04/2020
Luftë spiunësh, kush e solli koronavirusin?!

Përhapja e koronavirusit në të gjithë botën nuk i qetësoi aspak tensionet gjeopolitike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat, tashmë po rishfaqen më të forta se më parë.

Nëse ndjek të dhënat zyrtare të të dy vendeve, duket se çështja e koronavirusit, më shumë se sa një emergjencë globale shëndetësore shihet si historia më e madhe e spiunazhit të shekullit. Të dy vendet janë të sigurt për fajin dhe qëllimin në lidhje me përhapjen e virusit nga njëra prej dy shteteve. Pekini akuzon Uashingtonin dhe anasjelltas.

Akuzat e kinezëve kundër Uashingtonit

Zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm kinez, Zhao Lijian filloi që në 13 mars dhe përmes faqes së tij në Twitter kur publikoi videon e një seance të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, gjatë së cilës drejtori i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve pranoi se disa pacientë amerikanë që vdiqën nga gripi para shpërthimit të pandemisë kishin rezultuar pozitive për Covid-19. Me publikimin e kësaj videoje, zëdhënësi kinez akuzoi Shtetet e Bashkuara se kishin fshehur me qëllim këto të dhëna, duke kontribuar në përhapjen e virusit.

Një sistem i tërë akuzues është bërë pjesë e narracionit normal në Kinë ku, midis zërave të brendshëm dhe lajmeve që rrjedhin nga gazetat, virusi u soll në Kinë nga ushtarakët amerikanë që morën pjesë në lojërat ushtarake botërore në Wuhan në nëntor 2019. Mund t’ju duken normale teza të tilla nga një qeveri si ajo e Kinës që shpesh akuzon për komplote botërore, por nuk janë më pak surprizuese edhe akuzat që vijnë nga SHBA.

Trump e quan “virus kinez”

Javët e fundit ka pasur një ndryshim rrënjësor në fjalorin gjuhësor amerikan, veçanërisht në institucionet e tij më të larta. Jo vetëm Sekretari i Përgjithshëm Mike Pompeo, por edhe Presidenti Donald Trump, kanë filluar ta quajnë “koronavirusin”, si “virusi kinez”, ose “virusi nga Wuhani”. Kjo nuk është e paqëllimtë pasi synon të lidhë jo vetëm origjinën gjeografike të virusit, por edhe “fajin” e përhapjes së tij.

“Kina ka shkaktuar këtë plagë në botë dhe duhet të ketë pasoja,” – tha Trump gjatë një interviste të dhënë për Fox News.

Ky ndryshim i fjalorit duket se është shoqëruar me një seri masash kufizuese ndaj kinezëve. Sipas raportimeve nga New York Times , administrata Trump po konsideron seriozisht dëbimin e një grupi të madh të diplomatëve dhe gazetarëve kinezë. Arsyeja? Shtetet e Bashkuara synojnë t’i përgjigjen kështu një lëvizjeje të ngjashme të ndërmarrë nga Pekini, i cili tashmë do të dëbojë rreth 13 gazetarë amerikanë nga vendi.

Ajo që ishte një luftë e thjesht tregtare duket se ka kaluar në një nivel tjetër, duke u shndërruar në një luftë spiunazhi midis dy vendeve që akuzojnë njëri-tjetrin.

Për përgjegjësitë, nëse ato ekzistojnë me të vërtetë, në lidhje me përhapjen e koronavirusit, askush nuk do të dijë kurrë asgjë, duke marrë parasysh sistemin akuzues dhe të dobët të të dy vendeve. E sigurt është se konflikti i deritanishëm tregtar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, i cili para përhapjes së pandemisë ishte gati të arrinte pikën e tij të zgjidhjes, mund të shpërthejë më i fortë se më parë, pasi të mbarojë pandemia./ lapsi.al

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

18/12/2025
Java e 17-të e Superiores luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja

Java e 17-të e Superiores luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al