• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari i rrënuar, presidenti i klubit gjen fajtorin te Bashkia Gjirokastër: Kryetari s’më hap telefonin, kam pasur mundësi ta çoj në gjyq

22/10/2020
Luftëtari i rrënuar, presidenti i klubit gjen fajtorin te Bashkia Gjirokastër: Kryetari s’më hap telefonin, kam pasur mundësi ta çoj në gjyq

Bekim Halilaj, presidenti i Luftëtarit, ka reaguar për situatën nderë ku ndodhet aktualisht ekipi, që prej një muaji nuk stërvitet. Në një prononcim për “Panorama Sport” ai ka akuzuar direkt kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemin, duke e quajtur atë një njeri anti-futboll dhe armikun kryesor të Luftëtarit. “Gjendja e ekipit vjen si rrjedhojë e injorimit që i ka bërë bashkia klubit të futbollit. Që me ardhjen në krye të bashkisë të Flamur Golemit, bashkia kishte detyrim karshi nesh për sezonin 2019-2020 një këst prej 57 milionë lekësh të vjetra dhe një detyrim për një gjyq të formës së prerë prej 57 milionë lekësh të vjetra. Në total, 114 milionë lekë të vjetra. Në fillim më ka pritur mirë, pastaj pas një muaji ka mbledhur në mënyrë abuzive këshillin bashkiak dhe anulon fondet, ndërsa ne si klub na thoshte se do t’i marrim”, thotë Halilaj fillimisht. Më tej ai jep të tjera detaje sa i takon problematikës me bashkinë.

DETYRIMET E BASHKISË – “E kam takuar 4-5 kryebashkiakun dhe më ka thënë: “pse ke ardhur në Gjirokastër? I ke hyrë detit në këmbë, unë do të merrem me teatër, nuk merrem me futboll. Kur i pari i një qyteti i thotë një biznesmeni “nuk merrem me futboll”… Kam vajtur të jap ndihmën time te Luftëtari, ai më thotë pse vjen. Në planin e buxhetit për vitin 2020 nuk ka vënë asnjë lek për futbollin kur bashkia ka 25% të aksioneve dhe e ka detyrim që duhet ta përmbushë. Nuk ka përmbushur asnjë detyrim financiar.

Është e vetmja bashki, nga 61 bashki në Shqipëri, që nuk jep asnjë lek për futbollin. Edhe në Kategorinë e Dytë japin minimumi 30-40 milionë lekë të vjetra, ne asnjë. Nga dita që e kam marrë unë Luftëtarin, 13 gusht 2019 e deri më sot, zero nga bashkia, zero nga reklamat, zero nga biletat dhe zero nga federata, nga çdo gjë. Çdo gjë është bërë nga xhepi im personal. Si ka mundësi që unë jap dhe bashkia jo” pohon Halilaj.

KRYETARI ARMIK – “Ai u ka thënë njerëzve ‘nuk mund të jap për një njeri të huaj, por të ishte nga Gjirokastra…” Le të vijë një nga Gjirokastra, të më japë lekët për aksionet e mia dhe le ta merrte klubin. E kam marrë në këtë gjendje, mbaj përgjegjësi morale, ligjore, nëse kam marrë një fond nga dikush. Kam fakte që kam vënë lekë, qoftë edhe 5 lekë. Kam edhe disa çështje të rëndësishme. Kam problem edhe me federatën që më mohon një fond 240 mijë euro, si me Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve që është e korruptuar. Kryebashkiaku më kërkon dokumente të kohës së kaluar, por unë mbaj përgjegjësi vetëm për kohën time nga data që e kam marrë unë.

Nuk jam prokuror. Armiku kryesor i Luftëtarit është kryetari i bashkisë. Jam president, kam vënë 5 lekë nga xhepi im dhe kryebashkiaku nuk më hap telefonin. Tani do t’i dal përballë moralisht, ekonomikisht, fizikisht, si të dojë ai. Për klubin nuk kam krijuar asnjë defiçit, përkundrazi. Të kesh 25 % të aksioneve dhe të mos japësh asnjë lek. Kam pasur mundësi ta çoj në gjyq, por respektoj qytetin e Gjirokastrës. Çdo familje e Gjirokastrës në faturën e ujit paguan 1 mijë lekë të vjetra për sportet. Bashkia mbledh 17 milionë lekë të vjetra në muaj, ku i çon? Për Luftëtarin nuk jep asgjë”, ka përfunduar presidenti i ekipit gjirokastrit, Bekim Halilaj./ PanoramaSport

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al