• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari mbetet pa asnjë futbollist të huaj

25/12/2017
Luftëtari mbetet pa asnjë futbollist të huaj

Janë lënë pushim futbollistët e Luftëtarit pas ndeshjes në Kukës për festën e Krishtlindjeve. Ata do të grumbullohen në Gjirokastër për të rifilluar përgatitjet deri ditën e premte, për t’u shpërndarë përsëri për festën e Vitit të Ri. Kampionati, sipas kalendarit, rifillon më 20 janar 2108 dhe nuk është vendosur ende kur do të bëhet grumbullimi për vitin e ardhshëm. Nëse futbollistët do të kalojnë me pushime të plota, nuk do të jetë kështu për drejtuesit e klubit, pasi ata duhet të merren me merkaton. Luftëtari është një prej ekipeve që do jetë tepër aktiv dhe i interesuar për të bërë plotësimet dhe lëvizjet e nevojshme në këtë drejtim. Me largimet para kohe të disa futbollistëve, Luftëtari nuk e ka numrin e duhur në organikë për të përballuar kampionatin. Të gjithë lojtarët e ardhur nga jashtë vendit në merkaton e verës nuk janë më pjesë e kësaj skuadre. I fundit që kishte mbetur, Bruno Toledo, ka kërkuar zgjidhjen e kontratës me marrëveshje për t’u larguar. Pas largimit të trajnerëve nga Uruguai, Fernandez dhe Kurbelo, futbollistëve Nunies, Nasif dhe së fundi Toledo, Luftëtari është ekipi që ka në përbërje vetëm vendës. Do të ketë ndoshta të tjera largime nga futbollistët e grupit aktual, sidomos nga ata që nuk janë aktivizuar në ndeshjet e deritanishme, por më shumë do të ketë afrime.

Nga sa mësohet nga drejtuesit e klubit, merkatoja do të përqendrohet përsëri te futbollistët e huaj, por kuptohet që këtë herë do të ketë më shumë kujdes, duke pasur parasysh faktin se ata që ishin nuk e kanë justifikuar besimin. Do të kërkohet më shumë informacion, sepse duhen lojtarë të aftë të futen menjëherë në lojë dhe në gjendje të mirë fizike. Ajo që do të ndikojë më shumë në plotësimin e grupit është e ardhmja e disa futbollistëve aktualë, të përfolur se do të largohen në janar. Të gjithë janë të shqetësuar për të ardhmen e futbollistëve që kanë bërë diferencë në lojën e Luftëtarit, sidomos Dejvi Bregut dhe Kristal Abazaj. Të dy pranojnë të kenë oferta nga ekipe të tjera, por mbeten pjesë e Luftëtarit. Te këta futbollistë është përqendruar zhurma në merkatos, por me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e Luftëtarit asnjë nuk e pranon largimin e Bregut, Abazajt apo të Rrocës.

Kuptohet se të gjitha janë në të mirën e tyre dhe në varësi të ofertave, por edhe në interes të klubit. Mundet të këtë edhe largime, por në ditët e ardhshme kjo skuadër më shumë pritet të forcohet. Një afrim mund të konsiderohet Vasil Shkurtaj, i cili është pjesë e Luftëtarit, por nuk mundi të aktivizohej deri tani për arsye dokumentesh. Nuk mjafton vetëm ai që të plotësohen kërkesat me futbollistë, por duhen edhe të tjerë, përfshirë edhe një portier. Fitorja në Kukës apo tre fitoret radhazi të Luftëtarit i kanë shtuar shpresat për të mos rënë nga Sueprliga, por përsëri ndjehet i rrezikuar dhe përforcimi me futbollistë cilësorë në merkaton e tanishme e bën të mundur këtë gjë./sportekspres

Related Posts

Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën
Sport

Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

19/02/2026
Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”
Sport

Elbasanit nuk i falen më gabimet, 12 pikë me ekipet “në hall” ose lamtumirë titull

19/02/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

“Demat” nisin përgatitjet, në Vlorë për 3 pikët me sytë nga “Final 4”

19/02/2026
Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”
Sport

Elbasanit nuk i falen më gabimet, 12 pikë me ekipet “në hall” ose lamtumirë titull

19/02/2026
Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza
Sport

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

19/02/2026
Komentet negative të tifozëve, sulmuesi i njohur largohet nga skuadra
Sport

Komentet negative të tifozëve, sulmuesi i njohur largohet nga skuadra

19/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Adrian Gaxha martohet në heshtje, partnerja në pritje të ëmbël, dalin pamjet

Adrian Gaxha martohet në heshtje, partnerja në pritje të ëmbël, dalin pamjet

19/02/2026
Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Disiplina gjobit Partizanin dhe Tiranën

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al