• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari në krizë, me sytë nga merkato e janarit për të shpëtuar rënien nga kategoria

29/11/2017
Luftëtari në krizë, me sytë nga merkato e janarit për të shpëtuar rënien nga kategoria

Gjirokastritët bëjnë të njëjtat gabime në çdo ndeshje dhe nuk arrijnë të marrin pikë, ndërkohë që kalendari në vazhdim është më i vështirë

Gëzim Beqiri

Pas një dite pushimi, Luftëtari rifillon sot stërvitjen për ndeshjen e ardhshme, që është shumë e vështirë, pasi do të presë në Gjirokastër Flamurtarin. Pritet një analizë e hollësishme për humbjen në Shkodër, por duket se deri në përfundim të fazës së dytë ekipi do të shoqërohet nga problemet në lojën e vet.

GABIMET – Është po ajo mënyrë loje, janë po ato gabime dhe jo vetëm nga një apo dy lojtarë. Gjithçka nis që nga portieri e deri te lojtarët e stolit. Trajneri Hasan Lika nuk ka çfarë të bëjë tjetër, sepse në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga Luftëtari nën drejtimin e tij, janë identike me njëra-tjetrën. Pësohet gol në momentin kur skuadra është tejet e papërqendruar, me pasime të gabuara, sidomos pasimi i fundit. Edhe kur futbollistët nuk janë nën presion, vazhdojnë të gabojnë. Luftëtari është skuadra që jo vetëm ka pësuar më shumë gola, por edhe që ka shënuar më pak në Superiore. Trajneri Lika dhe stafi i tij vazhdojnë të besojnë se ekipi do të ndryshojë, por ndoshta kërkohen korrigjime për fazën e tretë. Në vazhdim Luftëtari ka një kalendar të vështirë, pasi pret javën e ardhshme Flamurtarin, shkon në fushën e Kamzës dhe pas takimeve ndaj Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut, e mbyll pjesën e parë të sezonit në Lushnjë. Ka kaluar një e treta e kampionatit dhe Luftëtari i është bashkuar Lushnjës në dyshen e fundit, që do të thotë rënie nga kategoria. Qoftë edhe një barazim në Shkodër ndaj Vllaznisë do të ishte me shumë vlera, por ekipi bëri po ato gabime si në ndeshjet e tjera.

MERKATO – Shpresa për të ndryshuar gjendjen e skuadrës mbetet vetëm te merkatoja e janarit. Tashti pranohet se merkatoja e verës është plotësisht e dështuar. Të gjithë të ardhurit, bashkë me trajnerët nga Uruguai, me përjashtim të Toledos që qëndron në stol, janë larguar. Luftëtari është e vetmja skuadër që luan vetëm me futbollistë vendas, por nuk është këtu e meta. Trajneri Lika nuk e shpreh, por fakti që bën pak zëvendësime dhe u jep shumë pak kohë lojtarëve të stolit, tregon se Luftëtari ka mungesë futbollistësh. Nuk duhet mjaftuar me shpresën e tanishme, sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili pritet të aktivizohet në fazën e tretë. Sidomos në ndeshjet e fundit del si kërkesë ndërhyrja në merkato për të plotësuar jo vetëm numrin e futbollistëve për të përballuar kampionatin, por edhe lojtarë cilësorë për të bërë ndryshimin e madh te Luftëtari. Dhe nuk është vetëm mungesa e portierit. Shumë të interesuar për të parë ndryshimin në ekip janë edhe tifozat gjirokastrite, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kërkojnë që të ketë përgjegjësi nga stafi teknik në përzgjedhjen e lojtarëve, sepse të ardhurit e fundit nuk e kanë justifikuar aktivizimin./sportekspres

Related Posts

“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin
Sport

“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin

19/02/2026
“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin
Sport

“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin

19/02/2026
Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)
Sport

Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)

19/02/2026
Jo vetëm Martinez, Chivu ndez alarmin: Kemi edhe ‘viktima’ të tjera

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions
Sport

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas sfidës së gjatë, Beatrix dhe Alban festojnë përfundimin e terapive të nënës së tyre

Pas sfidës së gjatë, Beatrix dhe Alban festojnë përfundimin e terapive të nënës së tyre

19/02/2026
“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin

“Play-off” i errët për Serie A, Inter, Juve e Atalanta rrezikojnë falimentin

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al