Ka përfunduar ndeshja mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, ku vlonjatët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 0-1. Ka qenë një penallti të fituar nga Ramos, shkaktuar nga Çela, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj.
Pas kësaj Luftëtari u mundua të barazojë ndeshjen, duke krijuar volum loje. Gjithsesi ishte fati, por edhe Moçka që mbajtën rezultatin e pastër. Flamurtari është qasur në mbrojtje për t’u munduar të shfrytëzojë kundërsulmet dhe mëgjithëse nuk ka arritur të dyfishojë, ka mbajtur portën e pastër për të marrë tre pikët në ndeshjen direkte mes dy ekipeve të fundit të tabelës.
Kjo ndeshje nuk ndikon aspak në renditjen e dy skuadrave, pasi ata janë të shkëputura nga pjesa tjetër e kundërshtarëve. Edhe pas humbjes së sotshme, gjirokastritët ruajnë vendin e nëntë, katër pikë më shumë se Flamurtari, që është në fund me vetëm 9 pikë të grumbulluara.