• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari nesër ndeshet me Kukësin, trajneri Cungu: Hyjmë në fushë për të fituar

28/09/2018
Luftëtari nesër ndeshet me Kukësin, trajneri Cungu: Hyjmë në fushë për të fituar

Kukësi do të luajë të shtunën ndaj Luftëtarit në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Në kuadër të këtij takimi që do të luhet në “Elbasan Arena”, ka folur vetë trajneri i Kukësit, Armando Cungu i cili shprehet se verilindorët do të hyjnë vetëm për fitore. 

“Ndeshja me Luftëtarin?

Së pari, rëndësi ka rezultati dhe fitorja. Kukësi në çdo përballje hyn për të marrë fitore dhe kështu do të bëjë edhe këtë takim. E respektojmë kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten tonë. Besojmë se do të dalim me fitore nga ky takim.

Musolli na mungon dhe në aspektin e zhvillimit të lojës është lojtar shume i rëndësishëm dhe padyshim mungesë e rëndësishme. I uroj shumë fat për operacionin që ka sot dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Jam i kënaqur me kontributin e Musollit dhe te djemve siç jam edhe për Limajn.

Ndeshja me Kamzën

Nuk është e vërtetë që na ka vënë në vështirësi Kamza. Në dy ndeshjet e para nuk kemi bërë lojë të mirë, por gjithsesi shpresoj që të ketë edhe më shumë përmirësime. Këto javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për Kukësin, që na dhanë edhe qetësinë. është një ekip në rritje. Në qoftë se do të rregullojmë diçka, është finalizimi i aksioneve. Luftëtari është nën presion e pikëve. Ka humbur shumë në startin e tij.

Që në fillim të sezonit, nuk na ka trembur asnjë kundërshtar dhe do të bëjmë maksimumin për të fituar nesër. Unë kam kërkuar shumë seriozitet pasi nuk ka pse Kukësi si t’i gëzohet pikëve të marra sepse duhen marrë pikë çdo ndeshje. Duhet te jesh gjithmonë serioz.

Kundër Orikumit ishte një test për lojtarët që zbritën në fushën e lojës pasi çdo kundërshtar në fillim është modest pasi, nuk është në maksimumin e tij këtë fazë. Dëshira është shumë e madhe, por duhet edhe kontigjenti i plotë pa dëmtimin e Musollit dhe Rrumbullakut

Mungesa e Musollit ishte e shpejtë për ne, mua më intereson për të fituar ndeshjen e radhës. Kam një kontigjent lojtarësh dhe kam për të futur në lojë ato që janë më të mirë. Se si do të shkojnë situatat, është pjesë që mund të japin lojtarë për t’u caktuar”, u shpreh Cungu.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

23/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

23/12/2025
Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur
Sport

Dinamo, Daja: Fitore e merituar, bravo skuadrës

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia
Sport

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar
Sport

Dueli që premton gola, Tirana nuk e njeh fitoren me Elbasanin e ri

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al