• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari shpërngulet në Turqi, edhe dy lojtarë në provë

07/01/2018
Luftëtari shpërngulet në Turqi, edhe dy lojtarë në provë

Në provë me gjirokastritët janë braziliani Xhekson dhe Minga. Abazaj dhe Bregu do të jenë në ekip deri në fund të sezonit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, ekipi i Luftëtarit është nisur nga Gjirokastra për në Aeroportin “Nënë Tereza”, për të udhëtuar me avion më pas drejt Antalias së Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për 12 ditë. Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe tri ndeshje miqësore me ekipe, që janë të grumbulluar në këtë rajon për fazën përgatitore. Në listën e të grumbulluarve për përgatitjet turke bëjnë pjesë të gjithë futbollistët e mëparshëm dhe të ardhurit e tanishëm, vlonjati David Bocaj, elbasanasi Kejdi Balla, dy 19-vjeçarët e zyrtarizuar te Luftëtari, si dhe portieri Amarildo Çekrezi, që ka nënshkruar dhe do të bashkohet me grupin në Tiranë.

Në listë janë edhe Minga e Xhekson, për të cilët ka pak informacion. Për të dytin dihet vetëm se është brazilian. Edhe ata do të udhëtojnë për në Turqi, por njoftim zyrtar për të ardhmen e tyre do të ketë kur të bien dakord me drejtuesit e ekipit, sepse janë ende në provë. Po në Tiranë është bashkuar me të tjerët edhe Kristal Abazaj, i cili, bashkë me Bregun, do të jenë pjesë e Luftëtarit deri në fund të sezonit. Kristal Abazaj ka zyrtarizuar kalimin te Skënderbeu, ndërsa Dejvi Bregu vazhdon të thotë se është futbollist i Luftëtarit, siç thotë edhe trajneri Hasan Lika. Me ekipin janë bashkuar edhe tre të rinj gjirokastrite: Puci, Mahmutaj dhe Ziaji, që ishin edhe në përgatitjet në fillim të sezonit në Nausa të Greqisë./sportekspres

Lista e të grumbulluarve në Turqi:

1.Shkëlzen Ruçi            

2.Arnold Qyrani           

3.Amarildo Çekrezi

4.Valdo Zeqaj

5.Bruno Toledo

6.Orjad Beqiri

7.Dejvi Bregu

8.Kristal Abazaj

9.Donald Rapo              

10.Behar Ramadani     

11.Albano Aleksi

12.Eduard Rroca

13.Eri Lamçe

14.Vasil Shkurtaj

15.Ardit Ziaji

16.Stivi Janku           

17.Rudion Mahmutaj

18.Stivi Puci

19.Kejdi Balla

20.David Bocaj

21.Xhekson

22.Kristaq Minga

Stafi:

Hasan Lika (trajner)

Kosta Koltsidas (ndihmëstrajner)

Dritan Kristidhi (ndihmëstrajner)

Xhino Korbeci (masazhator)

Ladi Bakalli (mjek)

Related Posts

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi
Sport

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

09/04/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar
Sport

Skenari që djeg sezonin e Partizanit, pse pjesëmarrja në “Final Four” nuk mjafton për të kuqtë

09/04/2026
Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë
Sport

Te Al Ittihad habisin me vendimin për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares sërish jashtë

09/04/2026
Kategoria e Parë/ Java e 30-të luhet të shtunën në orën 15:00
Sport

Kategoria e Parë/ Java e 30-të luhet të shtunën në orën 15:00

09/04/2026
Kosovë, Dukagjini dhe Ferizaj hedhin hapa të mëdhenj drejt finales së Kupës
Sport

Kosovë, Dukagjini dhe Ferizaj hedhin hapa të mëdhenj drejt finales së Kupës

09/04/2026
Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime
Sport

Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

Vranë për të marrë hakun e babait të tij, arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos

09/04/2026
Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al