Skënderbeu luan sot në Gjirokastër me Luftëtarin dhe në fushë do të jenë sërish lojtarët e stolit. Por edhe me këta të fundit ka probleme në këtë moment, pasi tre prej lojtarëve që ishin llogaritur të luanin nesër po agjërojnë. Ata janë afrikanët Nimaga dhe Demte dhe kavajasi Krasniqi. Ndeshja e sotme me Skënderbeun është shumë e rëndësishme për Luftëtarin, që duhet të sigurojë pjesëmarrjen historike në Europa League. Me një fitore të mundshme ndaj korçarëve, në kombinim me rezultatet e Laçit dhe Partizanit, që kanë ndeshje të vështira, gjirokastritët mund ta realizojnë objektivin që të shtunën. Në të kundërt, duhet të fitojë edhe në Lushnjë javën e fundit.