• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari të fut në stres, Bakaj ka një mesazh për gjirokastritët

13/07/2019
Luftëtari të fut në stres, Bakaj ka një mesazh për gjirokastritët

Përtej premtimeve të presidentit Grigor Tavo, dhënë pas përfundimit të sezonit futbollistik 2018-2019, se skuadra e re do të jetë rivalizuese mes më të mirëve në sezonin e pritshëm, asgjë e tillë s’mund të thuhet tani për këtë klub.

Lojtarë nën kontratë, me mendje dhe zemër për të qenë pjesë e bluzinjve sezonin 2019-2020, por mbeten të befasuar, pasi askush nga drejtuesit e Luftëtarit s’bëhet i gjallë për vijimësinë. Edvan Bakaj, “gardiani” 31-vjeçar i Luftëtarit, pjesën e dytë të sezonit është lojtari i tipit model, që pasionin me futbollin, jo domosdoshmërish e kushtëzon me financat pas nënshkrimit të kontratës së re me Tiranën.

Për “Panorama Sport, Bakaj, një ditë pas firmosjes me skuadrën kryeqytetase, tha: “Falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur në Gjirokastër, presidencën e të tjerë. Zgjodha Tiranën si klubin më të titulluar në Shqipëri. Jam pranë familjes, një arsye më shumë që si portier prej kaq vitesh, eksperiencën time më duhet ta vendos në shërbim të Tiranës. Luftëtarit, për të cilin kam nostalgji të veçantë, i uroj sa më shumë suksese në vijimësi. Uroj që tradita e shkollës së portës gjirokastrite të vijojë për mirë!

Profesor Ruzdi Lamaj më ka qëndruar pranë e nga portreti i këtij njeriu duhet të marrin shembull të gjithë brezat që duan të mbrojnë portën e Luftëtarit”, përfundoi Bakaj. Rrezikon starti i përgatitjeve Data 15 korrik pritet të shënojë startimin e përgatitjeve për sezonin 2019-2020. Lojtarë të heshtur, por të zhgënjyer, drejtues të klubit, të cilët s’denjojnë për të thënë një fjali të vetme. Ç’do të bëhet me Luftëtarin e ri? “Në vesh të shurdhët dhe në gojë të memecëve… Asgjë nuk kuptohet, Zoti qoftë me Luftëtarin!”, thonë për “Panorama Sport”, ata që më herët, nën zë, kanë bërë kritikun. Premtimet e presidentit Grigor Tavo në mbyllje të sezonit të fundit se Luftëtari do të ecë në gjurmët e sezoneve 2016- 2017 dhe 2017-2018, duket se i ndanë mes tyre postulati: “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë…”./PanoramaSport

Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al