• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari teston një sulmues liberian, ka shënuar 27 gola në 16 ndeshje

16/08/2017
Luftëtari teston një sulmues liberian, ka shënuar 27 gola në 16 ndeshje

Klubi i Luftëtarit vazhdon të mendojë për përforcime në merkato. Dje në stërvitje është shfaqur edhe një sulmues. Bëhet fjalë për Abu Kamara, 20-vjeçari që vjen nga Liberia dhe së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Ferronikelit në Superligën Kosovare, por ka luajtur vetëm një ndeshje në gjysmën e dytë të kampionatit të shkuar. Sulmuesi i qendrës do të jetë në provë për disa ditë te bluzinjtë dhe do të jetë trajneri Fernandez ai që do të vendosë nëse do ta mbajë në skuadër. 

Interesant është fakti se në kampionatin e Laosit, ku ka luajtur para se të vinte në Europë, në vitin 2016, Kamara ka arritur që në 16 ndeshje të realizojë plot 27 gola. Megjithatë, do të jetë lojtari që do të bindë ose jo drejtuesit për t’i ofruar një kontratë në sezonin e ardhshëm futbollistik. Në ditët në vijim pritet që në skuadrën gjirokastrite të afrohen të tjerë futbollistë të huaj, të cilët duhet që më parë të kalojnë provën.

abu kamara1

LARGIMI

Ka zgjatur vetëm një ditë aventura e trajnerit të portierëve Madrid Muxhai te skuadra e Luftëtarit. Tekniku beratas është larguar gjatë ditës së djeshme, për shkak se nuk ka gjetur akordin financiar me drejtuesit e klubit. Menjëherë pas ikjes së tij, në këtë pozicion është vendosur Ilirjan Zeko, i cili e ka mbajtur këtë pozicion edhe më parë.

Stërvitja

Trajneri Fernandez dhe ndihmësit e tij kanë vazhduar gjatë ditës së djeshme me seleksionimet e lojtarëve që kanë ardhur në provë. Mësohet se nga grupi me 40 futbollistë që ishte një ditë më parë, dje kanë mbetur 36, pra janë larguar katër.

Stafi teknik do vazhdojë me të njëjtin ritëm dhe pritet që shumë shpejt do të vendosë për ata futbollistë që kanë bindur gjatë këtyre ditëve stërvitore dhe do t’u ofrohet të vazhdojnë karrierën e tyre me gjirokastritët. Gjithsesi, për momentin, nuk mund të thuhen emra konkretë për lojtarët që do të qëndrojnë./panorama

Related Posts

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë
Sport

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

18/12/2025
PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)
Sport

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…
Sport

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it
Sport

“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it

17/12/2025
VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon
Sport

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

17/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

I shumëkërkuar, Lewa në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

18/12/2025
PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al