• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lukaku ngulmon se nuk i meriton krahasimet me CR7

05/09/2021
Lukaku ngulmon se nuk i meriton krahasimet me CR7

Ylli i Belgjikës dhe Chelsea, Romelu Lukaku, këmbënguli se ka një rrugë të gjatë për të bërë, para se të krahasohet me Cristiano Ronaldon. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi golat e tij të 110-të dhe të 111-të me Portugalinë këtë javë, duke parakaluar legjendën e Iranit, Ali Daei, i cili mbante prej vitesh rekordin e më shumë golave të realizuar me kombëtaret gjatë të gjitha kohërave. Në moshën 28 ​-vjeçare, Lukaku ka shënuar 66 herë për Belgjikën, duke i dhënë vetes një shans të mirë për ta arritur deri në fund të karrierës Ronaldon. Megjithatë, ylli belg thotë se çdo bisedë që e krahason atë me CR7 është e parakohshme.
“Asnjëherë mos më krahasoni me Cristiano Ronaldon, kurrë, – tha Lukaku në një konferencë shtypi përpara kualifikueses së Belgjikës kundër Republikës Çeke, të dielën, ku vetë do të luajë ndeshjen e 100-të me kombëtaren. – Cristiano Ronaldo është për mua ndër tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Nuk nuk do ta them renditjen nga i pari në të tretin, por ai është atje. Ajo që ka arritur në futboll, sot për lojtarët e brezit tim është diçka e jashtëzakonshme. Kam pasur fatin të luaj kundër tij në Itali dhe tani që është kthyer në Premier League, gjithçka është mirë për futbollin anglez. Sa për pjesën tjetër, duke krahasuar statistikat dhe të gjitha këto, është e padobishme”.
Ronaldo dhe Lukaku mund të përfshihen në të paktën një kategori së bashku: ish-yjet e Premier League që janë larguar nga Italia, janë kthyer në Angli këtë verë. Pasi ndihmoi Interin të fitonte titullin e Serie A vitin e kaluar, Lukaku është kthyer te Chelsea për 98 milionë paund (136 milionë dollarë). Sulmuesi belg ka luajtur tashmë dy ndeshje të Premier League për blutë, duke shënuar në debutimin kundër Arsenalit.
Ronaldo, ndërkohë, u largua nga Juventusi pas tri sezoneve për t’u kthyer te Manchester United për 23 milionë euro.

Related Posts

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…
Sport

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme
Sport

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al