• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

30/06/2025
Luks i shfrenuar dhe të shtëna me armë, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, e cila u zhvillua këtë fundjavë në fshatin Akhmat-Jurt.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Adamin i veshur me kostum të zi dhe syze dielli, duke qëlluar me armë automatike nga dritarja e një veture luksoze.
Në dorë i dallohej një orë e shtrenjtë, modeli Jacob & Co Billionaire Ashoka, i zbukuruar me diamante, vlera e të cilit arrin deri në 7 milionë dollarë, më shumë se buxheti vjetor i një qyteti të vogël rus.
Edhe makina që ai drejtonte, një Mercedes-Benz G-Class në ngjyrë të gjelbër, është pjesë e një edicioni të rrallë prej vetëm 460 modelesh dhe kushton rreth 190 mijë dollarë.
Ndërsa eksporti i automjeteve luksoze në Rusi është ndaluar nga BE që nga marsi 2022, mendohet se kjo makinë ka hyrë në vend përmes rrugëve të ndërmjetme.
Ligji rus e lejon martesën e të miturve në “rrethana të veçanta”, dhe në këtë rast nuk ka pasur pengesë për celebrimin, pavarësisht se Adam do të mbushë 18 vjeç vetëm në nëntor.

Ceremonia u zhvillua më 26 qershor dhe morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të Lindjes së Mesme.
Lajmi për martesën u bë publik nga motra e dhëndrit, Ajshat Kadyrova, përmes një postimi në Instagram, megjithëse kjo platformë është e ndaluar në Rusi.
Ramzan Kadyrov e konfirmoi martesën përmes një postimi ku falenderonte Presidentin rus Vladimir Putin për urimin e dërguar me telefon.
Edhe pse ende i mitur, Adam është një figurë mjaft e diskutueshme në Çeçeni. Ai është bërë i njohur pas publikimit të një videoje në të cilën shfaqej duke dhunuar një të burgosur, incident që nuk ka sjellë pasoja ligjore për të.
Në vend të ndëshkimit, ai është shpërblye me tituj zyrtarë dhe detyra shtetërore.
Në moshën 15-vjeçare, Adam u vendos në krye të njësisë së sigurisë personale të babait të tij dhe më vonë mori titullin “Hero i Çeçenisë”.
Aktualisht, ai mban postin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Republikës Çeçene dhe mbikëqyr Universitetin Rus të Forcave Speciale në Gudermes.
Ekspozimi i madh mediatik dhe privilegjet e shumta që i janë dhënë kanë bërë që shumë analistë të spekulojnë për një trashëgimi të mundshme politike, megjithëse Kushtetuta ruse kërkon moshën minimale prej 30 vjeç për të qenë guvernator.
Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer me kritika dhe ironi ndaj luksit të tepruar dhe historisë së dhunës së Adamit.
“Nëse është mjaftueshëm i rritur për t’u martuar, atëherë është edhe për të mbajtur përgjegjësi penale”, komentoi një përdorues, ndërsa të tjerë ironizuan mbi dhuratat luksoze të dasmës: “Çfarë mund t’i sillje tjetër? Një aeroport privat apo një fabrikë të tërë?”

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

14/12/2025
Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al