• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: Presim analizat për të vendosur ndalimin ose jo të importit

04/04/2025
Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: Presim analizat për të vendosur ndalimin ose jo të importit

Të paktën katër ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian. Katër ngarkesat janë futur në treg, njëra më datë 17 shkurt, 2 ngarkesa në muajin mars dhe një më datë 1 prill.

Por, AKU në një njoftim për mediat, sqaron se ngarkesa prej 52 kg me luleshtrydhe me pesticide është shitur e gjitha. Por, menjëherë pas kapjes së kësaj ngarkese, AKU thotë se e dërgoi për analizim laboratorik, por e gjithë sasia rezulton e shitur.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se pas kapjes së kësaj ngarkese u është komunikuar të gjitha Pikave Kufitare që të marrin monstra nga 10 ngarkesa dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin. Por, në fakt ajo që nuk sqaron AKU është se kur ka urdhëruar ndalimin e importit, si u futën në vend edhe 3 ngarkesa të tjera, 2 në muajin mars dhe tjetra më 1 prill.

“Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF. Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.

Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë. Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.

Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës. Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK)”, njofton AKU.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al