Lulzim Bashën jemi mësuar që edhe në momentet më serioze, ta shohim të qeshë. Por jo sot. Ndërsa dilte nga selia e PD-së, ai ëështë fotografuar me një pamje që s’do shumë koment: Me duar në xhepa dhe me buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë, ai dukej më keq se kurrë. Nuk ka faj në fakt, pasi nuk është e lehtë të ndodhesh në pozicionin e tij dhe të përballesh me një njeri si Sali Berisha.











