• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lumi që i dha jetë qytetërimit

07/08/2023
Lumi që i dha jetë qytetërimit

Ky lumë dikur ishte vendi ku njerëzit zhvilluan për herë të parë bujqësinë, shkrimin dhe shpikën rrotën. Por sot gjurmët e botës së lashtë janë në rrezik.

Burimi i lumit të famshëm Tigër ndodhet në Turqi dhe rrjedh në juglindje nga malet e Demit. Ai përshkon një pjesë të Sirisë verilindore dhe më pas kalon nëpër qytetet e Mosulit, Tikrit dhe Samarrës në rrugën për në Bagdad. Në Irakun jugor, Tigri bashkohet me lumin tjetër të famshëm, Eufrat, për të vazhduar rrugën të dy drejt Gjirit Persik.

Rreth 8000 vjet më parë, në fushat e mëdha midis këtyre dy lumenjve, u zhvillua bujqësia dhe blegtoria, duke bërë që shumë ta quajnë këtë zonë “Djepi i Qytetërimit”. Në qytet-shtetet e hershme si Eridu, Ur dhe Uruk që lulëzuan në brigjet e lumenjve, u shpik rrota dhe fjala e shkruar. Sistemet ligjore të kodifikuara, varkat me vela, prodhimi i birrës dhe këngët e dashurisë ishin shpikjet e tjera në vijim.

E megjithatë, për shkak të dekadave të konflikteve që kanë pllakosur Irakun modern, fakti që Tigri ka ruajtur dhe formësuar trashëgiminë tonë të përbashkët njerëzore, shpeshherë harrohet. Ekipe të shumta po mundohen të rikthejnë vëmendjen te rëndësia e lumit dhe të tregojnë historinë e tij përmes zërave të atyre që jetojnë përgjatë brigjeve të tij. Nga ana tjetër, po identifikojnë të gjithë faktorët që kërcënojnë të ardhmen e lumit. Një kombinim i paqëndrueshmërisë gjeopolitike, ndotja e ujit dhe ndryshimet klimatike ka bërë që disa të thonë se ky lumë dikur i fuqishëm po vdes.

Gjurmët e botës së lashtë

Tetëdhjetë kilometra nga burimi i Tigrit në Eğil, Turqi, muret e një kështjelle asiriane janë modifikuar nga grekët, armenët, bizantinët, romakët dhe osmanët, të cilët të gjithë më vonë u vendosën përgjatë brigjeve të lumit. Më tej në drejtim të rrymës në Dijarbakır, Turqi, ende qëndron një kështjellë tjetër që ka ekzistuar që nga epoka e bronzit. Në juglindje të Dijarbakirit, Tigri depërton përmes një kanioni të thellë në rajonin Tur Abdin të maleve Taurus në Turqi. Për shekuj, ajo ka qenë qendra e kishës së lashtë ortodokse siriane.

Dikur lundrimi me varka në lumin Tigër ishte shumë i zakonshëm, por sot po bëhet shumë i vështirë për për shkak të një sërë projektesh shumë të diskutueshme për ndërtimin e digave. Në Siri, Tigri është një kufi ndërkombëtar. Deri në Mosul, një qytet i ngritur në dy anët e lumit, mund të udhëtohet më lirisht. Kur ISIS pushtoi Mosulin nga viti 2014-2017, ai ndaloi banorët të përdornin Tigrin dhe Qyteti i Vjetër i Mosulit në bregun perëndimor të lumit, u bë streha e fundit e tyre. Gjatë luftimeve, çdo urë në Mosul që përshkon lumin u shkatërrua dhe disa xhihadistë thuhet se u hodhën në Tigër në një përpjekje për të shpëtuar gjatë betejës përfundimtare. Historikisht, lumi mund të ketë qenë një forcë lidhëse, por ne dëshmuam se si në kohë moderne ai u shndërrua në një pikë konflikti.

Tigri na çon po ashtu në Ashur, kryeqyteti i parë i perandorisë asiriane, ku një portë 4000-vjeçare ngrihet mbi lumë. Në shkretëtirën përtej ishin Nimrudi, një kryeqytet i mëvonshëm asirian dhe qyteti 2000-vjeçar i karvanëve Hatra. Të tria qytetet u dëmtuan nga ISIS, por ekipet heroike të arkeologëve vendas po bëjnë çmos për të mbrojtur atë çka ka mbetur, edhe pse me fonde të pakta në dispozicion. Po ashtu, të pamundurën për të shpëtuar Tigrin po bën edhe komuniteti Mandaeans, grupi më i vogël dhe ndoshta më i vjetër, etno-fetar në Irak. Mandaeanët besojnë se pagëzimet e rregullta janë një shërim shpirtëror dhe një mënyrë për të pastruar mëkatet. Pagëzimet duhet të kryhen në ujë të rrjedhshëm dhe Tigri, si një nga dy lumenjtë ku ky besim lulëzoi fillimisht, është ende shtëpia e shumë anëtarëve të komunitetit. “Uji këtu është i njëjtë si në universin tjetër”, shprehen besimtarët.

Related Posts

Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama
Pikante

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama

11/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

21/12/2025
“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al