Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve. Policia e Gjirokastrës thotë se dy të rinj nga Lunxhëria kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta.
“Më datë 25.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasit Dh.N. e A.S., vjeç 29 e 29, banues në fshatin Kakoz e Dhoksat, sepse për motive të dobëta, kanë goditur fizikisht e mjete të forta njëri – tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë Gjirokastër.
©Argjirolajm.net