• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Macron apo Le Pen, zgjedhja më e rëndësishme franceze ndër dekada?

06/05/2017
Macron apo Le Pen, zgjedhja më e rëndësishme franceze ndër dekada?

Kandidati i qendrës për President të Francës, Emmanuel Macron rriti diferencën në sondazhe me rivalen e tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të premten, ditën e fundit të një fushate të zhurmshme që ktheu politikat e vendit kokë poshtë.

Këto zgjedhje janë parë si më të rëndësishmet në Francë prej dekadash, me dy këndvështrime diametrikisht të ndryshme për Europën dhe vendin e Francës në botë.

Le Pen e Frontit Nacional do të mbyllë kufijtë dhe të heqë monedhën euro, ndërsa i pavaruri Macron do një bashkëpunim më të afërt me Europën dhe një ekonomi të hapur.

Kandidatët e dy partive më të mëdha në Francë u eliminuan në raundin e parë të zgjedhjeve më 23 Prill. 4 sondazhe të reja nxorrën Macron-in se është rrugës për të marrë 62% të votave në raundin e dytë, krahasuar me 38% të Le Pen. Ky ishte rezultati i tij më i lartë i nxjerrë nga një organizatë e madhe sondazhesh, që kur nëntë kandidatët e tjerë u eliminuan në raundin e parë më 23 prill. Një sondazh i pestë i dha Macron-it 61.5% të votave.

Sondazhet thonë që Macron u katapultua nga performanca e tij në një debat televiziv plot me inat, që dy garuesit zhvilluan të Mërkurën, ku kandidati i qendrës ishte fitues për teleshikuesit francezë. Mënyra si u paraqit në debat dhe një sondazh tjetër i kësaj jave tregojnë se lëvizja e Macron ka gjasa të zhvillohet në partinë më të madhe në zgjedhjet e Qershorit, duke ngritur kështu humorin e investitorëve që ishin të shqetësuar nga pasojat që mund të sillte fitorja e Marine Le Pen.

Hendeku midis kostos 10-vjeçare të huamarrjes së qeverisë franceze dhe gjermane kapi një ulje të re gjashtë mujore të premten. Aksionet evropiane u lehtësuan pas një jave fitimesh që u nxitën pjesërisht nga shtensionimi politik në Francë. “Pavarësisht se tani askush nuk pret më një surprizë, që do të thotë se Macron është favoriti absolut për të fituar dhe për t’u ulur në karrigen e Presidentit të Francës, tregtarët po shfaqin një tendencë për të tërhequr pak para nga ‘tavolina’ ” – tha Markus Huber, tregtar nga qyteti i Londrës.

Fishkëllimat ndaj Marine Le Pen

Teksa po vizitonte katedralen e Reims-it në Francën veriore, vendi ku mbretërit francëzë kurorëzoheshin në mesjetë, shumë protestues fishkëllyen ndaj Le Pen dhe disa prej tyre mbanin në duar postera të Emmanuel Macron.

Shefi i policisë së Parisit thirri një takim emergjent për sigurinë para zgjedhjeve, pasi aktivistët e “Greenpeace” hipën në të premten në kullën Eiffel dhe shpalosën një flamur politik.

Veçazi, policia arrestoi një person në një makinë të dyshimtë, i cili dyshohej se ishte radikal islamist, pranë një baze airore në Evreux, në perëndim të Francës. Agjentët anti-terrorizëm po investigonin për këtë rast. Siguria është një faktor kyç në zgjedhje, pasi në dy vitet e fundit militantët islamikë vranë më shumë se 230 persona në Francë.

Emmanuel Macron prej kohësh synonte të merrte pushtetin. Ai tregoi për radion “RTL” se kishte vendosur kush do të ishte kryeministër nëse ai fitonte zgjedhjet presidenciale. Macron nuk e tregoi emrin, duke arsyetuar se do të shfaqte gjithë kabinetin qeveritar pasi të merrte zyrën e Presidentit.

Anti-europiania Le Pen nuk dorëzohej.

“Qëllimi im është t’i fitoj zgjedhjet presidenciale”- tha ajo në radion “RTL”. “Mendoj se mund të fitojmë”.

Le Pen u kritikua nga disa ekspertë për qasjen e saj agresive ndaj debatit presidencial të së mërkurës, duke e parë këtë si pengesë për përpjekjet e saj për të çliruar partinë nga imazhi ekstremist që mori nën udhëheqjen gati 40-vjeçare të babait të saj Jean-Marie.

Për të mbrojtur qëndrimin e saj të fortë, Le Pen tha: “Fjalët e mia janë vetëm ekoja e dhunës sociale që do ta shpërthejë këtë shtet. Njerëzit flasin për agresivitetin tim, por agresiviteti i tmerrshëm i përket planit të zotit Macron, i cili është një plan për shkatërrimin social dhe çrregullim”- tha ajo.

Një sondazh i së premtes nga Odoxa tha se çereku i elektoratit Francez mund të mos votojë të dielën, pasi shumica e tyre, votues të majtë, u zhgënjyen nga pamundësia e kandidatëve për të arritur në balotazh. Pritet që ky abstenim do të jetë i dyti më i madh në balotazh të zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1965, duke nënvizuar zhgënjimin e shumë votuesve në zgjedhjen me të cilën ballafaqohen.

Pjesëmarrja në raundin e parë ishte rreth 78%.

Një sondazh i të premtes tregoi se votuesit francezë janë nga më të polarizuarit në Bashkimin Europian, ku një ndër pesë persona e përshkruan veten si “esktremist”, ndërsa një në tre persona si “centrist”.

Sondazhi i Fondacionit Bertelsmann tregoi gjithashtu një nivel jashtëzakonisht të lartë të pakënaqësisë së francezëve me mënyrën si është drejtuar vendi, duke nënvizuar kështu sfidën me të cilën do të përballet presidenti i ri.

Reuters / Përshtati LAPSI.AL

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
Këngëtarja e njohur shqiptare përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

Këngëtarja e njohur shqiptare përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al