• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Macron: Do të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi

29/09/2020
Macron: Do të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi ndihmën e Evropës në ndërmjetësimin e krizës politike në Bjellorusi. “Ne do të bëjmë më të mirën tonë si evropianë, për të ndihmuar në ndërmjetësim”, u tha Macron gazetarëve në Vilnius të Lituanisë, ku takoi udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya.
Presidenti francez “na premtoi se do të bëjë gjithçka të mundur për të na ndihmuar me negociatat gjatë kësaj krize politike në vendin tonë. Ai do të bëjë gjithçka edhe për të ndihmuar lirimin e të burgosurve politikë”, tha Tsikhanouskaya. Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkës qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial.
Sipas protestuesve, opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të Lukashenkës. Protestat janë shtypur brutalisht nga policia, me rrahje dhe arrestime masive. Tsikhanouskaya është strehuar në Lituani shumë shpejt pas zgjedhjeve, pasi ka pasur raporte se autoritetet kanë planifikuar arrestimin e saj. Vendet perëndimore kanë refuzuar ta njohin Lukashenkën si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë kërkuar atij të negociojë transferimin e pushtetit.
Lukashenka refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Përpara udhëtimi treditor në Lituani dhe Letoni, Macron ka thënë se është e qartë se Lukashenka “duhet të shkojë” pas 26 vjetësh në pushtet.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Juve dhe Monaco në “vallen” e kualifikimit në Champions, Reali barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Juve dhe Monaco në “vallen” e kualifikimit në Champions, Reali barazon në pjesën e parë

25/02/2026
FBI-ja greke bastis qelinë e Alket Rizait

FBI-ja greke bastis qelinë e Alket Rizait

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al